fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Adem Avziu, merr funksionin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Adem Avziu, merr funksionin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në dhjetor të vitit 2019-të.

Sekretari shtetëror, Avziu është ekonomist i diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore, drejtimi – Financë dhe aktualisht po vijon studimet pasdiplomike pranë po të njëjtit universitet.

Prej vitit 2018-të ka ushtruar detyrën e drejtorit në Sektorin për udhëheqje me burimet njerëzore në Fondin e Sigurimit shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në periudhën prej muajit dhjetor të vitit 2013-të deri më shtator të vitit 2018-të ushtron detyrën si këshilltar i drejtorit të Fondit të sigurimit shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prej muajit mars të vitit 2011-të deri në dhjetor të vitit 2013-të, ushtron detyrën e Udhëheqësit të njësisë së Ministrisë së Ekonomisë në Inspektoratin shtetëror të inspektimit teknik.

Gjatë viteve 2011-të – 2013-të, gjithashtu ka qenë anëtar i Komisionit për detashman pranë Ministrisë së punës dhe politikës sociale, ndërsa në periudhën e viteve 2013-të – 2017-të, ka qenë anëtar i këshillit drejtues në Universitetin e punëtorëve në Tetovë.

Sekretari shtetëror Avziu, në periudhën prej muajit qershor 2009-të deri në muajin shkurt të vitit 2011-të, ka punuar në pozitën si këshilltar i dokumenteve të udhëtimit në Ministrinë e punëve të brendshme – SPB Tetovë.

LEXO EDHE:

Elezi: Nga 6-8 dhjetori, panairi “Blej shtëpi, blej banesë “, projekti vazhdon edhe vitin e ardhshëm!

BASHKE TV

Ministri Bekteshi: Politikat ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të japin rezultate

BASHKE TV

Ministri Ademi pjesëmarrës në Simpoziumin për Drejtorë të Shkollave në Budva

BASHKE TV

Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së, Rama: Hap historik

BASHKE TV

Timonie takoi Deharin, diskutohet bashkëpunimi në të ardhmen

BASHKE TV

Ali Ahmeti takon ambasadorin gjerman, Tomas Gerberih: BDI po ripërtërihet

BASHKE TV
BASHKË.TV