fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Ministri Ademi: Ja si do të duket objekti i ri shkollor në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës!

“Ja si do të duket objekti i ri shkollor në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës!

Të arriturat e shqiptarëve mbajnë vulën e BDI-së dhe të Ali Ahmetit.

 Atë që e premtojmë edhe e realizojmë.

Kështuqë, ju njoftoj se do kemi objekt të ri shkollor për nxënësit në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës dhe objekt të ri shkollor për nxënësit e fshatit Bllacë.

Ditë të mira po vijnë për nxënësit e fshatit Bllacë, të cilët nuk do të kenë nevojë më të kalojnë kufirin, por do ta ndjekin mësimin në objektin e ri shkollor, i cili do të ndërtohet në një afat sa më të shpejt.

Gjithashtu, mësimin do ta ndjekin në kushte më të mira, sipas standarteve evropiane edhe nxënësit e SHFK “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës.

Ashtu siç kemi thënë, krijimi i kushteve më të mira për mësim për nxënësit tanë është prioritet i ynë, andaj dhe ky mision nuk mbaron këtu.

Ata të cilët nuk kan kapacitet, vizion dhe ide, sigurisht se nuk u mbetet tjetër, përveçse të kritikojnë kur bëhen punë të mira. Ne mbetemi të fokusuar në realizimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, maksimalisht të angazhuar për përmirësimin e standardit jetësor.” – thotë Ademi

Për më shumë ndiq linkun:

Ja si do të duket objekti i ri shkollor në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës! Të arriturat e shqiptarëve mbajnë vulën…

Publiée par Arbër Ademi sur Samedi 18 janvier 2020

LEXO EDHE:

Bekteshi: Me pakon e katërt të masave përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare do t’i mbështesim qytetarët dhe sektorët më të prekur

BASHKE TV

Bekteshi: Kompania gjermane ‘Franc Kiel’ do të investoj 3,5 milion euro në fabrikën e re për prodhimin e ulëseve të trenave në zonën industriale në Tetovë

BASHKE TV

Ahmeti takoi ambasadorin e Kosovës Gjergj Dedaj

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Publikohet marrëveshja politike dhe ekonomike e arritur në Shtëpinë e Bardhë

BASHKE TV
BASHKË.TV