fbpx
Bashke.tv
Aktualitet ARSIMI LAJME

Ademi: Së shpejti plan konkret arsimor me pako të masave në mesin e të cilave edhe për maturën shtetërore

Në ditët në vijim mbetet që ta sjellim vendimin final se si do të mbahet matura shtetërore – në qershor ose do të hiqet për këtë gjeneratë të maturantëve, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi në konferencën onljan për media, duke shtuar se në ditët e ardhshme në mbledhjet e Qeverisë do të shqyrtohet plan konkret arsimor me pako të masave.

“Përgatitëm plan konkret arsimor me pako të masave të cilat do të ndërmerren në periudhën e ardhshme – dhe për regjistrim të filloristëve, për regjistrim në shkollë të mesme dhe për arsim të lartë, si dhe për maturën shtetërore. Nuk do të ishte korrekte që të publikoj atë që e kemi përgatitur para se të shqyrtohet në mbledhje të Qeverisë, por një nga opsionet është heqja e maturës shtetërore për këtë gjeneratë të cilët e përfundojnë arsimin e mesëm”, tha ministri Ademi i cili ende është në vetizolim.

Në atë rast, theksoi Ademi, fakultetet do të duhet të organizojnë provime për kualifikim nëse ka konkurrencë dhe një numër i madh i maturantëve kanë numër të njëjtë të pikëve nga suksesi në arsimin e mesëm, por vlerëson se nuk do të ketë problem sepse disa fakultete tashmë praktikojnë provime për kualifikim.

Në pakon e masave, gjithashtu, do të jetë shtyrja e regjistrimit të filloristëve në vitin shkollor 2020/2021, i cili do të jetë sipas gjitha gjasave në qershor në vend se në maj.

Tha se gjithçka ishte ndërmarrë me kohë që të vazhdojë mësimi përmes mësimit në distancë i cili, tha, në këto rrethana është opsion për të cilin nuk ka alternativë dhe me dekretet e miratuara me fuqi ligji, mësimi onlajn u bë formal dhe është shmangur që ky vit shkollor të përsëritet nga shtatori.

Vetëm tri ditë kishim ndërprerje të mësimit, tha Ademi, ndërsa pastaj MASH-i dhe Qeveria në partneritet me institucione të tjera, ndërsa para së gjithash me UNICEF-in, solli modele për e-mësim. I përmendi edhe platformën nacionale arsimore Eduino, e cila plotësohet vazhdimisht me videoleksione për të gjitha lëndët për mësim fillor dhe të mesëm, si dhe me përmbajtje për moshën parashkollore, si dhe emisionin “TV Klasa” në RTM për të cilin tha se ka shikueshmëri të lartë.

“Sfida ka, veçanërisht në mësimin fillor dhe atë të mesëm, por ato po tejkalohen. U vendos sistem i cili do të jetë i ndryshueshëm edhe në të ardhmen. Nuk ka shkollë që nuk filloi me mësim nga distanca si formë e re e edukimit në të cilin arsimtarët janë maksimalisht të angazhuar dhe në bazë ditore komunikojnë me nxënësit e tyre. Ata kanë udhëzime komplete për realizimin e përmbajtjeve mësimore dhe si t’i kontrollojnë dhe vlerësojnë dituritë e tyre”, theksoi Ademi.

Përkujtoi edhe se është tejkaluar sfida me qasjen në internet për të gjithë fëmijët me atë që për 30.000 nxënës të mbi 18 mijë familjeve me rrezik social me donacion nga “Telekomi” janë siguruar kartela prej 10 gigabajt internet në muaj. Në bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale dhe me mbështetje të bashkësisë së biznesit, i sigurojnë edhe nxënësit që nuk kanë pajisje personale për ndjekjen e mësimit onlajn.

LEXO EDHE:

Bekim Jashari selam opozitës shqiptare: Mos ma keqpërdorni emrin me të pavërteta! (FOTO)

BASHKE TV

Bushati: Shqiptarët gati ti drejtojnë institucionet e Maqedonisë së veriut

BASHKE TV

Ganiu: Krijojmë vende të reja për prakim me kapacitet prej 170 vendeve

BASHKE TV

Ganiu: Asfaltohen 3500m2 rrugë, në lagjen Saat Kullë

BASHKE TV

Shilegov dhe Dushko, nuk rrespektojnë heshtjen zgjedhore dhe bëjnë presion ( Foto)

BASHKE TV

EKSLUZIVE: Naser Ziberi nuk është pozitiv në COVID-19

BASHKE TV
BASHKË.TV