fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës priti përfaqësuesit e Odës së Përmbaruesve të RMV-së

“Sot në zyrat e Agjencisë u zhvillua takim mes përfaqësuesve të Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesve të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës.

Me këtë rast, përfaqësuesit e Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut shprehën gatishmërinë të zbatojnë obligimet të cilat burojnë nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, me ç’rast ata do të shërbejnë si model kryesor i udhëheqjes efektive të përmbarimit të vendimeve në shtet, duke kontribuar në sundimin e ligjit.

Meqenëse Agjencia për Zbatimin e Gjuhës ka për obligim ligjor përkrahjen dhe ofrimin e ndihmës për zbatimin e obligimeve që kanë institucionet nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, palët shtjelluan në detale të njëjtin ligj.

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës qëndron në gatishmëri për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që ato, në mënyrë efektive, t’i zbatojnë obligimet e tyre që burojnë nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në të gjitha procedurat për të cilat Oda e Përmbaruesve është kompetente.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës

Për më shumë ndiq linkun:

LEXO EDHE:

Në Kodrën e Diellit 15 centimetra borë

BASHKE TV

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Entuziazëm i paparë, bllokohet FB me billbordat e BDI-së

BASHKE TV

BDI, debat mbi dy propozim Rezolutat : “Integrimi konsensual” dhe “Vetingu”

BASHKE TV

Grubi: BDI është në koalicion me qytetarët, nuk ka kthim prapa nga marrëveshjet e Ohrit dhe Prespës

BASHKE TV

Arifi: Projekti “Bashkë për komunën që duam”, për bekatonizimin e rrugicave për vitin 2019 po vazhdon

BASHKE TV
BASHKË.TV