fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Ahmeti: Kjo është padrejtësi, por ti do të ngadhnjesh ndaj saj ashtu siç bashkë ngadhnjyem në luftën tonë të drejtë

“I dashur vëlla Kadri, bashkëveprimtar, bashkëluftëtar, bashkëmendimtar, shoqërues dhe bashkëndërtues i rrugës sonë të përbashkët për liri, pavarësi, demokraci.

Na paska qenë e shkruar, jo nga Perendia, por nga hasmi, ai i dituri dhe ai i strukuri, që çdo ditë të lume ta dëshmojmë pastërtinë dhe dinjitetin e luftës tonë çlirimtare nga zgjedha e kasapit të Ballkanit.

E nga Perendia na qenka përcaktuar detyrimi që t’i bëjmë ballë shpifjeve, denigrimeve, nënçmimit, propagandës dhe lajmeve të rreme nga ai i dituri edhe ai i strukuri në mënyrë që ta mbrojmë dinjitetin e luftës, e çdo pike gjak të derdhur, e çdo plage, të secilit dëshmor, martir dhe invalid, të çdo istikame, të çdonjërës shkrepje, të secilit lot të derdhur nga sytë e nënave tona.

E di që edhe ti, si edhe unë, edhe një jetë po ta kishim, do ta bënim të njejtën, pa ndryshuar pikë as presje, pa na u dridhur qerpiku, e as pa u menduar as edhe një herë të vetme.

Kjo është padrejtësi, por ti do të ngadhnjesh ndaj saj ashtu siç bashkë ngadhnjyem në luftën tonë të drejtë.” – thotë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti

Për më shumë ndiq linkun:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2535222603180925&id=454337564602783

LEXO EDHE:

Xhaferi porositë liderët politik: Gjeni konsensus për datën e zgjedhjeve!

BASHKE TV

ASH -AAA nuk i përfillin tetovarët, ndërsa kërkojnë vota në Tetovë

BASHKE TV

Blerim Bexheti: Të bëhen mbi 700 teste në ditë, apelojmë për kujdes nga qytetarët

BASHKE TV

Miratohet Protokolli për regjistrim në shkolla

BASHKE TV

Qytetarët edhe nesër kanë afat të konfirmojnë ose korrigjojnë paraqitjen vjetore të tatimit

BASHKE TV

Selami: Rruga Llojan-Tabanoc po bëhet realitet! Punimet vazhdojnë me dinamikë të duhur

BASHKE TV
BASHKË.TV