fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Ahmeti: Ne kemi hyrë me zgjedh kryeministrin shqiptar

 Shkup, 30 qershor 2020 – Bashke.TV –  Lideri i BDI-së, Ahmeti Ahmeti ka përsëritur se kryeministri shqiptar do të zgjidhet ashtu sikurse u zgjedh edhe kryetari i Parlamentit, Avokati i Popullit, ministri i Policisë, kryetar i Gjykatës Supreme…

“Ne e kemi hedh idenë për kryeministrin shqiptarë që në 2009, në Kongresin e partisë, këtu në Shkup. Që atëherë kemi theksuar se pronarë të njëanshëm nuk ka. Pronarë jemi bashkë, dhe unë nuk mund të jetojë qiraxhi në shtëpinë time. A dolëm me idenë për president konsensual? Kur u zgjodh Ivanovi, atëkohë nuk kishte gatishmëri. Kam folur edhe me Gruevskin dhe Zaevin, asnjëri nuk ishte i gatshëm për president konsensual. Madje, për t’ia hequr dyshimet Zoranit, i kam përmendur dhe emër kandidati. Por, nuk u arrit kandidati konsensual. Pastaj, kur u propozua kandidati konsensual në zgjedhjet e fundit, u zgjodh i njëjti (Pendarovski) sepse e mbështetëm dhe ne. Dhe kurrë nuk i kemi ra pishman për këtë marrëveshje”, informoi Ahmeti në emisionin 200 në Alsat-M.

“Qeveritë janë politike. Arrihet dakordësi për programet që i paraqesin. Bëhet ndarja e përgjegjësive për në ekzekutiv. Ne e vendosim në tavolinë kryeministrin. Dhe kjo çështje negociatash është pas zgjedhjeve, pasi nuk mund të paragjykoj se si do të përfundojnë zgjedhjet. Por, dua t’ju them se hipokrizi nuk bëj me këtë ide, siç akuzojnë se Ali Ahmeti ka dalë me këtë ide për të fituar zgjedhjet. Jo, këtë nuk e bëj. Më 16 korrik do të kemi tabelën e qartë se çfarë do të ndodhë. Ne kemi hyrë me zgjedh kryeministrin shqiptar”, tha Ahmeti, ndërsa ka thënë se beson se kjo do të ndodhë.

“Dikur e pabesueshme ishte të jetë ministri shqiptar i Policisë, ai i Mbrojtjes, i Gjykatës Supreme, ishte e pabesueshme që Avokati i Popullit të jetë shqiptar, kryetari i Parlamentit… Çfarë i ndodhi Maqedonisë me këto kuadro shqiptare? Asgjë e keqe, përkundrazi shkoi në drejtim të duhur drejt reformave dhe anëtarësimin në NATO dhe BE”, u shpreh Ahmeti.

LEXO EDHE:

Tre hapa që duhet t’i ndiqni në vendvotim që mos rrezikoheni nga COVID-19 gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Këto gjëra nuk duhet t’i bëni në vendvotim gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Bekim Jashari selam opozitës shqiptare: Mos ma keqpërdorni emrin me të pavërteta! (FOTO)

BASHKE TV

Bushati: Shqiptarët gati ti drejtojnë institucionet e Maqedonisë së veriut

BASHKE TV

Ganiu: Krijojmë vende të reja për prakim me kapacitet prej 170 vendeve

BASHKE TV
BASHKË.TV