fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Ahmeti: Në radhë të parë shëndeti i qytetarëve, data e zgjedhjeve nuk ka rëndësi

25 mars 2020 –  Për kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në radhë të parë mbetet shëndeti i njerëzve dhe lufta sa më efikase kundër koronavirusit. Në emisionin Click Plus në TV21, Ahmeti tha se është në komunikim të vazhdueshëm me Zoran Zaevin e LSDM-së dhe Hristijan Mickovskin e VMRO-së, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme për shtetin dhe menaxhimin e situatave.

“Unë jam në komunikim me z.Zaev, me z.Mickovski për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me shtetit dhe menaxhimin e situatave. Sigurisht kemi biseduar edhe për çështjet e zgjedhjeve. Me rëndësi ka qenë që në radhë të parë të ruhet shëndeti i njerëzve dhe të bëhet një shërbim sa më efikas që ky virus të na godas rreptësishtë, por të marrim masat preventive. Kështu që u shpall gjendje e jashtëzakonshme dhe në çdo 30 ditë bëhet rivlerësim i situatave, dhe dashtë zoti e kalojmë shpejtë këtë situatë. Pak rëndësi ka se kur do të mbahen zgjedhjet”, tha Ahmeti.

LEXO EDHE:

Në Dibër zvogëlohet numri i personave të izoluar

BASHKE TV

Ministri Ademi: Arsimi online është zgjidhje sistematike dhe ka mekanizma për kontrollimin e shkollave

BASHKE TV

Bekim Jashari bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Rezallë

BASHKE TV

Kosovë, 21 vjet nga masakra e Rrezallës

BASHKE TV

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Reduktim drastik i ndotjes së ajrit në Europë

BASHKE TV
BASHKË.TV