fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Ahmeti: Negociatat me BE-në, meritë e të gjithëve

25 mars 2020 –  Drita jeshile për negociata me Bashkimin Evropian është meritë e qytetarëve dhe të gjitha partive politike, thotë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në pyetjen se kujt i takojnë meritat për ofrimin e rrugës drejt BE-së.

“Të gjitha partitë politike, si orientim parësor e kanë pasur anëtarësimin në NATO dhe në BE. Edhe kur vitin e kaluar nuk morëm datë për negociata dhe kur vendin e kaploi një gjendje dhe revoltë e rëndë, me thënë të drejtën – në takim te presidenti të gjithë u deklaruam se për vendin tonë nuk ka alternativë pos NATO-s dhe BE-së. Dhe kjo më pati bërë shumë optimist dhe tani e dimë se në qershor veçmë nisim bisedimet për standardet që kërkon Evropa. Nuk do të thosha se ky apo ata janë meritor, por meritor është vullneti i fortë i qytetarëve që kanë pritur dhe kanë investuar me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen e partive, me çka mbështetën edhe rrugën e vendit drejt NATO-s dhe BE-së”, tha Ahmeti.

LEXO EDHE:

Në Dibër zvogëlohet numri i personave të izoluar

BASHKE TV

Ministri Ademi: Arsimi online është zgjidhje sistematike dhe ka mekanizma për kontrollimin e shkollave

BASHKE TV

Bekim Jashari bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Rezallë

BASHKE TV

Kosovë, 21 vjet nga masakra e Rrezallës

BASHKE TV

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Reduktim drastik i ndotjes së ajrit në Europë

BASHKE TV
BASHKË.TV