fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Ahmeti-Pallmer: S’ka kthim prapa nga Marrëveshja e Prespës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot në Ambasadën Amerikane në Shkup ka takuar z. Metju Pallmer, zv. Ndihmës sekretar i shtetit amerikan, z. Daniel Konstelancik, drejtor për Ballkanin në Departmentin e Shtetit dhe ambasadoren e SHBA në Maqedoninë e veriut, zonjën Kejt Burns.

Z. Ahmeti dhe autoritetet amerikane këmbyen mendime mbi zhvillimet politike në Maqedoninë e veriut, anëtarësimin në NATO si dhe zgjedhjet e parakohshme.

Z. Ahmeti theksoi që BDI është garantues i Marrëveshjes së Prespës, asaj të Ohrit dhe marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bulgarinë nga çka nuk ka kthim pas në asnjë rrethanë.

Lideri i BDIsë Ahmeti faleminderoi autoritetet amerikane për ndihmesën e madhe në përpjekjet tona për të marrë datë për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, por akoma më shumë për ecurinë e shkëlqyer të anëtarësimit tonë në NATO në muajt vijues.

SHBA mbështesin tërësisht përpjekjet euroatlantike të Maqedonisë së veriut dhe reformat në vend, në veçanti në sundimin e ligjit.

Në takim u diskutua edhe për reformat e theksuara në kuadër të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe rreth zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.

Sonte në Ambasadën Amerikane në Shkup takova miqtë tanë, z. Metju Pallmer, zv. Ndihmës sekretar i shtetit amerikan, z….

Publiée par Ali Ahmeti sur Mercredi 30 octobre 2019

LEXO EDHE:

Izet Mexhiti: 10 vite nga fitorja e madhe kur Kërçova me votën e popullit përfundimisht u bë shqiptare

BASHKE TV

Izet Mexhiti: Tubimi i së hënës, tubim i “artanistëve”

BASHKE TV

MEXHITI NGA TETOVA: POROSIS TALAT XHAFERIN, FATMIR BESIMIN DHE ARTAN GRUBIN, LARG DUART NGA KAZINOTË, MOS E BËNI BDI-NË ME NJOLLË

BASHKE TV

Mexhiti: Duam BDI të forcohet dhe të kthehet te baza, të kthehet te origjina, te qytetari, pa ministrat oportunistë të kryesuar nga Artan Grubi

BASHKE TV

Izet Mexhiti: Në Studeniçan po bashkohet POPULLI!

BASHKE TV

“Tërmet” në Saraj: Mbi 2 mijë pjesmarrës në tubimin e Grupit të Zjarrit

BASHKE TV
BASHKË.TV