fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Ahmeti takoi ambasadorin e Kosovës Gjergj Dedaj

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti sot në selinë e partisë në Tetovë takoi ambasadorin e Republikës së Kosovës z. Gjergj Dedaj.

Ahmeti gjatë takimit njoftoi ambasadorin Dedaj me situatën aktuale në vend si dhe shqyrtuan ngjarjet e rëndësishme që prekin të dyja vendet.

Kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti gjatë takimit me ambasadorin e Kosovës z. Dedaj diskutuan edhe për rrjedhën e bisedimeve për formimin e shumicës parlamentare dhe me këtë dhe të Qeverisë së re. Ahmeti tha se në këtë garniturë qeveritare, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë faktorizuar
akoma më shumë.

Ahmeti e përgëzoi z. Gjergj Dedaj për marrëveshjen e arritur në Uashington mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ahmeti këtë marrëveshje e cilësoi si të mirë dhe në dobi të shqiptarëve të Kosovës pasi që ajo është dhe një hap para drejt marrëveshjes finale, njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve.

Kryetari Ahmeti gjithashtu njoftoi z. Dedaj se shumë shpejtë do të tejkalohet problemi me qytetarët e Kosovës të cilët kalojnë tranzit nëpër Maqedoni të Veriut apo shfrytëzojnë aeroportin e Shkupit dhe atë të Ohrit për t’u kthyer në vendlindje.

Ahmeti gjatë takimit njoftoi ambasadorin Dedaj me situatën aktuale në vend si dhe shqyrtuan ngjarjet e rëndësishme që prekin të dyja vendet.

Kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti gjatë takimit me ambasadorin e Kosovës z. Dedaj diskutuan edhe për rrjedhën e bisedimeve për formimin e shumicës parlamentare dhe me këtë dhe të Qeverisë së re. Ahmeti tha se në këtë garniturë qeveritare, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë faktorizuar akoma më shumë.

Ahmeti e përgëzoi z. Gjergj Dedaj për marrëveshjen e arritur në Uashington mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ahmeti këtë marrëveshje e cilësoi si të mirë dhe në dobi të shqiptarëve të Kosovës pasi që ajo është dhe një hap para drejt marrëveshjes finale, njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve.

Kryetari Ahmeti gjithashtu njoftoi z. Dedaj se shumë shpejtë do të tejkalohet problemi me qytetarët e Kosovës të cilët kalojnë tranzit nëpër Maqedoni të Veriut apo shfrytëzojnë aeroportin e Shkupit dhe atë të Ohrit për t’u kthyer në vendlindje. 

LEXO EDHE:

Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, prioritet i dy shteteve

BASHKE TV

Nis asfaltimi në Komunën e Dollnenit, Zhitoshë -Llazhan. Memeti premton edhe në komunat tjera shqiptare

BASHKE TV

Zyrtare, dhënja e lejes për përdorim të Teatrit Shqipëtar

BASHKE TV

Mexhiti: Dy deputetët e infektuar me COVID-19 do të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyre onlinë

BASHKE TV

Sylejmani: 1 tetorin 1997 nuk duhet ta nderojnë vetëm ata që e organizuan dhe e udhëhoqën

BASHKE TV

Festim Halili paralajmëron ndërtimin e hekurudhës deri në Aeroportin e Shkupit

BASHKE TV
BASHKË.TV