fbpx
Bashke.tv
LAJME

Ahmeti – Timonie: Qytetarët të votojnë masovikisht për NATO dhe BE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e BDIsë në Tetovë, Ambasadorin e Francës në Shkup, z. Kristian Timonie.
Bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth zgjedhjeve presidenciale dhe raundit të dytë zgjedhor, integrimit euroatlantik, gjendjes në rajon si dhe samitit të Berlinit.
Kryetari Ahmeti theksoi përpjekjet e Bashkimit Demokratik për Integrim për të arritur sukses më 5 maj sepse kështu fitues del vendi dhe të gjithë qytetarët e vendit tonë.
`Ne po bëjmë punën tonë që të arrihet cenzusi i domosdoshëm dhe të fitojë kandidati i përbashkët konsensual.`theksoi Ahmeti.
Ahmeti dhe Timonie e vlerësuan procesin kryesisht të qetë dhe demokratik me shpresë që edhe rrethi i dytë të kalojë në frymën e njejtë.
Ahmeti mohoi në tërësi spekulimet që z. Xhaferri mund të bëhet ushtrues detyre i përkohshëm i Presidentit duke theksuar që BDI e as shqiptarët nuk janë të interesuar që z. Xhaferri të bëhet një administrator i zgjedhjeve të ardhshme dhe të krijojmë krizë që do të rrezikojë NATO-në dhe BE-në, përkundrazi, ata që shpërndajnë spekulime të tilla nuk ia duan të mirën as BDIsë, as shqiptarëve, as të gjithë qytetarëve të këtij vendi dhe janë kundër NATO-së, BE-së dhe barazisë gjuhësore.
Prandaj, z. Ahmeti dhe BDI kanë ftuar të gjithë qytetarët që masovikisht dhe familjarisht të votojnë më 5 maj në përkrahje të kandidatit të përbashkët konsensual Pendarovski.
Z. Ahmeti vlerësoi samitin e Berlinit dhe theksoi pritshmëritë për mbështetje nga Parisi dhe Berlini për marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në BE brenda këtij viti.

LEXO EDHE:

Pyetje deputetësh/ Mexhiti: Ja 3 pyetjet e mia që ia parashtrova ekzekutivit të BDI-së

BASHKE TV

Bekim Rexhepi: Përfundoi ekspropriimi i pronave në autostradën Shkup-Bllacë

BASHKE TV

ALI AHMETI DHE HYDAJET HYSENI DY SEKRETARËT ORGANIZATIV MË TË MËDHENJ TË LËVIZJES

BASHKE TV

ALI AHMETI DOCTOR HONORIS CAUSA I UNIVERSITETIT TË TETOVËS

BASHKE TV

ALI AHMETI FIGURË UNIKALE E KOMBIT

BASHKE TV

ALI AHMETI DEKOROHET DOCTOR HONORIS CAUSA I UNIVERSITETIT TË TETOVËS

BASHKE TV
BASHKË.TV