fbpx
Bashke.tv
LAJME

AKSION MASIV PËR PASTRIMIN E DEPONIVE TË EGRA NË ORGANIZIM TË NP,,HIGJIENA KOMUNALE’’ DHE QYTETIT TË SHKUPIT

AKSION MASIV PËR PASTRIMIN E DEPONIVE TË EGRA NË ORGANIZIM TË NP,,HIGJIENA KOMUNALE’’ DHE QYTETIT TË SHKUPIT

Bëhu pjesë e ardhmërisë së pastër!
Më 24.04.2019, me fillim në ora 10:00, NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup do të fillojë aksion masiv për pastrimin e deponive të egra. Aksioni do të zhvillohet njëkohësisht në të gjitha komunat e Shkupit, në të cilin do të marrin pjesë administrata e Ndërmarrjes dhe e komunave, studentët nga të gjitha universitet e qytetit, përfaqësues të sektorit joqeveritar si dhe shkollat e mesme dhe fillore.
Qëllimi është ngritja e vetëdijes publike për dëmet nga veprimi jo i drejtë me mbetjet dhe rreziqet nga krijimi deponive të egra të cilat drejtpërdrejt e ndotin mjedisin jetësor dhe paraqesin kanosje për shëndetin e njeriut.
Duam t’i ftojmë të gjithë qytetarët e qytetit të Shkupit të na bashkëngjiten në këtë iniciativë dhe me praninë e tyre të dërgojnë porosi të qartë për rëndësinë e veprimit të ndërgjegjshëm me mbetjet.

Aksioni do të fillojë dhe do të zhvillohet njëkohësisht në këto lokalitete:
Komuna Gazi Babë: Rr.808, nga rest.”Dojrana” në drejtim të Fershpedit
Komuna Aerodrom: Qendra e transportit, në drejtim të Fondit Pensional dhe Kejit.
Komuna Kisella Vodë: Salla “Rasadnik”
Komuna Qendër: Para Hotelit VIP, përballë TVM-së, në drejtim të QMK dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Komuna Karposh: Semaforët para rrugës Momin potok, në drejtim të Ambasadës së SHBA-ve.
Komuna Gjorçe Petrov: Fushat e lojës afër lumit, majtas semaforëve te Tineksi.
Komuna Saraj: Parku në afërsi të komunës.
Komuna Çair: Tophanë, udhëkryqi që lidh rrugët Xhon Kenedi dhe brigadën Maqedono – Kosovare
Komuna Butel: Seravë, në drejtim të Shtëpisë për përkujdesje ,,25 Maji”
Komuna Shuto Orizare: Stacioni i fundit i autobusit nr 19-të.

AKSION MASIV PËR PASTRIMIN E DEPONIVE TË EGRA NË ORGANIZIM TË NP,,HIGJIENA KOMUNALE’’ DHE QYTETIT TË SHKUPITBëhu pjesë…

Publiée par Abdusamed Shabani sur Vendredi 19 avril 2019

 

LEXO EDHE:

Izet Mexhiti: Prej sot rruga Jadranska Magistralla e njohur edhe si Kaçaniçki Pat, riemërtohet në rruga Hasan Prishtina!

BASHKE TV

Pyetje deputetësh/ Mexhiti: Ja 3 pyetjet e mia që ia parashtrova ekzekutivit të BDI-së

BASHKE TV

Bekim Rexhepi: Përfundoi ekspropriimi i pronave në autostradën Shkup-Bllacë

BASHKE TV

ALI AHMETI DHE HYDAJET HYSENI DY SEKRETARËT ORGANIZATIV MË TË MËDHENJ TË LËVIZJES

BASHKE TV

ALI AHMETI DOCTOR HONORIS CAUSA I UNIVERSITETIT TË TETOVËS

BASHKE TV

ALI AHMETI FIGURË UNIKALE E KOMBIT

BASHKE TV
BASHKË.TV