fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Aktivitetet ndërkombëtarë të revizorëve, mbledhja e Komitetit të Kontaktit në Varshavë

Varshava është organizatore e 28-të udhëheqësve të institucioneve më të larta të revizorëve (ILR) të Bashkimit Evropian dhe të Gjykatës Evropiane të Revizorëve të cilët e formojnë Komitetin e Kontaktit. Me Komitetin kryeson Kryetari i Zyrës së Lartë të Revizorit të Republikës së Polonisë, Kshishtof Kvitovski.

Njëra nga temat kryesore të kësaj mbledhjeje është agjenda digjitale për Evropën e cila imponohet si njëri nga prioritetet e Bashkimit Evropian si perspektivë e qytetarëve. Agjenda digjitale e ka dimensionin e vet qytetar. Arritja tek informatat e ndërton përgjegjësinë dhe transparencën e institucioneve publike.

Me të hapen mundësitë e reja për të krijuar e-demokracinë. Me temën: “Si mundemi t’i ndryshojmë institucionet publike duke i shfrytëzuar mjetet digjitale për ta ndërtuar besimin dhe modelin e ri të bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile, qytetarëve dhe pushteteve”, prezantim kishte Mikal Boni, anëtar i Parlamentit Evropian me mandat 2014-2019.

Përveç kësaj të pranishmit diskutuan edhe në tema të tjera në panel-diskutimet e ndara, me ç’rast temë interesante ishte tema mbi mundësitë dhe sfidat për t’i zbatuar revizionet e suksesit lidhur me Bashkimin Evropian dhe programet nacionale në sferën e E-Qeverisë dhe sajber sigurisë.

LEXO EDHE:

Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, prioritet i dy shteteve

BASHKE TV

Nis asfaltimi në Komunën e Dollnenit, Zhitoshë -Llazhan. Memeti premton edhe në komunat tjera shqiptare

BASHKE TV

Zyrtare, dhënja e lejes për përdorim të Teatrit Shqipëtar

BASHKE TV

Mexhiti: Dy deputetët e infektuar me COVID-19 do të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyre onlinë

BASHKE TV

Sylejmani: 1 tetorin 1997 nuk duhet ta nderojnë vetëm ata që e organizuan dhe e udhëhoqën

BASHKE TV

Festim Halili paralajmëron ndërtimin e hekurudhës deri në Aeroportin e Shkupit

BASHKE TV
BASHKË.TV