fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Albon Xhemaili i ASH-së tre vite në krye të komunës nuk e rregulloi ujësjellësin në Siniçan

Siniçani vazhdon të mbetet pa ujë edhe pas tre viteve në menaxhimin e Albon Xhemailit nga ASH-ja.Siç mësohet kryetari i komunës së Bogovinës ka kërkuar zyrtarisht ndërhyrjen e policisë për të parandaluar ndonjë konflikt mes banorve të Sinianit dhe Orviçit ndërsa në opinion mundet të bëhet si heroi i rezistencës antiligjore. Banorët e Siniçit duan ujë e jo filma “patriotike” të kryetarëve që punojnë kundër ligjit.

Kryetari i Komunës së Bogovinës Albon Xhamaili konsideron se kjo që nuk i lejohet të ndërtojë është lojë politike.

“Jam i shqetësuar për qytetarët e mi dhe kuptoj çfarë bën politika, por jam i detyruar me ligj të siguroj ujë për qytetarët e mi: Policia është shumë decide, nuk mund të vazhdojë puna”, theksoi Xhemaili.

Nga ana tjetër policia po qëndron në malësinë e fshatit Siniçan për të parandaluar çdo konfrontim të mundshëm mes banorëve që kanë interesa të kundërta. Edhe Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu thotë se policia nuk është për të penguar punimet por është aty si palë e tretë e këtij kontesti. Ai thotë se nëpunësit policorë në rrugë operative kanë siguruar informacione se mund të vihet deri te konfrontimi mes banorëve të Siniçanit dhe Urviçit.

“Policia është aty për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike. Për të shmangur çdo kërcënim që mund të ketë pasoja në jetën e qytetarëve. Në terren kemi dy grupe qytetarësh të cilët po protestojnë që kanë interesa të kundërta dhe policia është aty për të shmangur këtë konflikt. Policia do të jetë aty derisa kemi kërcënime për jetën edhe të një qytetari” deklaroi Agim Nuhiu, Ministër i Brendshëm.
Ndryshe siç mësohet komuna e Bogovinës nuk ka asnjë projekt për ujësjellësin e Siniçanit.

LEXO EDHE:

Demokratizimi VS Nacionalizmi: Çfarë humb dhe çfarë fiton Shkupi nga një “Kryeministër shqiptar”

BASHKE TV

Champions dhe Europa League “flasin shqip”, Drita e Xhaka në fush

BASHKE TV

BE-ja miratoi Memorandumin për Mirëkuptim, 160 milion euro për Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Apple i kërkon aplikacionit me receta gatimi të heqë dardhën nga logoja

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Takohet sërish Ahmeti dhe Zaev, Ahmeti: Do të krijohet shumica (VIDEO)

BASHKE TV
BASHKË.TV