fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Ali Ahmeti: 2 gushti të shërbejë si model i barazisë

2 gusht 2020 – Bashke.TV – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka shënuar kryengritjen e Krushevës të 2 gushtit 1903 me një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, përcjellë Bashke.TV.

“Kryengritja e 2 gushtit dhe Republika e Krushevës, të cilën po e shënojmë sot, duhet të studiohet shumë më tepër nga historianët dhe të zbardhet karakteri i plotë i saj, në germë dhe në frymë.

Ndarja e barabartë e përgjegjësive kryengritëse dhe më pastaj edhe e atyre qeverisëse 117 vite më parë duhet të shërben si model i largimit të ngarkesave dhe primesave në perendim e sipër hegjemoniste mbi
përpjekjet e përbashkëta për liri dhe për jetë më të mirë në vendin e përbashkët.

Manifesti i Krushevës i vitit 1903 është përcaktim unifikues për shtet të përbashkët po aq sa është edhe Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001.

Paragjykimet e imponuara ekzistojnë edhe sot dhe është detyrim për ne që të punojmë në drejtim të largimit të tyre duke e prezentuar dhe pranuar të vërtetën e pashtrembëruar për të gjitha proceset aktuale dhe
historike të vendit tonë të përbashkët multietnik dhe multikulturor.“ shkruan Ahmeti në Facebook.

LEXO EDHE:

Demokratizimi VS Nacionalizmi: Çfarë humb dhe çfarë fiton Shkupi nga një “Kryeministër shqiptar”

BASHKE TV

Champions dhe Europa League “flasin shqip”, Drita e Xhaka në fush

BASHKE TV

BE-ja miratoi Memorandumin për Mirëkuptim, 160 milion euro për Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Apple i kërkon aplikacionit me receta gatimi të heqë dardhën nga logoja

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Takohet sërish Ahmeti dhe Zaev, Ahmeti: Do të krijohet shumica (VIDEO)

BASHKE TV
BASHKË.TV