fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Ali Ahmeti: BDI e vetme që kërkoi hetim, të tjerët nuk e bënë!

Shkup, 30 qershor 2020 – Bashke.TV – Unë kam bërë një kërkesë në Prokurorinë Speciale atëkohë, pas themelimit, që të hap hetim për tërë veprimtarinë e Bashkimit Demokratik për Integrim nga viti 2002 e deri në miratimin e Ligjit për PSP, me qëllim të kontribuojmë për stabilitetin dhe të ndalim shpifjet dhe arroganca të përfundojë. Këtë nuk e bën partitë tjera, edhe pse kam insistuar. Kështu ka thënë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin 200 në Alsat-M, ndërsa ka shtuar se kërkesë për hetim të BDI-së i ka bërë edhe Prokurorisë së shtetit.

“Reforma në drejtësi nuk është edhe aq e lehtë, siç nuk është e lehtë reforma në shëndetësi…, pasi shumë vende shumë më të përparuara se ne, në këto dy fusha kanë vështirësi. Megjithatë, mendoj se ka një përparim, por jo sa duhet në drejtim të sundimit të ligjit, që mbetet detyrim dhe angazhim për në të ardhmen për më shumë punë, sepse mendoj që reforma në drejtësi dhe gjyqësi do të jetë çështja kryesore dhe kushti kryesor nga vet Bashkimi Evropian”, tha Ahmeti, ndërsa shtoi se kjo është edhe arsyeja pse BDI ka propozuar Ligjin për veting.

“Sa për kujtesë, unë kam bërë një kërkesë në Prokurorinë Speciale atëkohë, pas themelimit, që të hap hetim për tërë veprimtarinë e Bashkimit Demokratik për Integrim nga viti 2002 e deri në miratimin e Ligjit për PSP, me qëllim të kontribuojmë për stabilitetin dhe të ndalim shpifjet dhe arroganca të përfundojë. Këtë nuk e bënë asnjëra nga partitë tjera, edhe pse kam insistuar. Kam kërkuar që të gjithë organet, funksionarët, deputetë, ministra, kryetar komunash… ti futën në filtra të shohin se kush janë dhe çfarë janë. Ne e kemi propozuar ligjin për veting dhe ai është në Parlament, por nuk kemi gjetur konsensus. Nuk është mirë që ky Ligj të zverdhet në arkiva, por të gjejë zbatim për të mirën e vendit”, tha Ahmeti.

LEXO EDHE:

Tre hapa që duhet t’i ndiqni në vendvotim që mos rrezikoheni nga COVID-19 gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Këto gjëra nuk duhet t’i bëni në vendvotim gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Bekim Jashari selam opozitës shqiptare: Mos ma keqpërdorni emrin me të pavërteta! (FOTO)

BASHKE TV

Bushati: Shqiptarët gati ti drejtojnë institucionet e Maqedonisë së veriut

BASHKE TV

Ganiu: Krijojmë vende të reja për prakim me kapacitet prej 170 vendeve

BASHKE TV
BASHKË.TV