fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Ali Ahmeti: Blerim Reka pas zgjedhjeve do bëje petlla

 

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë tubimit që mbrëmë zhvilloi BDI-ja në Saraj, ka ironozuar kandidatin për president, Blerim Reka.

“Blerim Reka thotë se nëse bëhem President, do të bëj të pabërën në këto hapësira. Jo do bësh petlla në ujë”, ka ironizuar Ahmeti me daklaratat gjatë tubimeve të Blerim Rekës.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti para të pranishmëve në Saraj theksoi se në këto zgjedhje BDI do të përkrah kandidatin konsensual, kandidat që ka mbështetjen e partive më të mëdha politike në vend dhe kandidat që do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në familjen evropiane.

”Tash kemi hapur një kapitull të ri për presidentin e përbashkët. Sot është koha e punës, sot kërkohet sundimi i së drejtës, luftë kundër krimit dhe korrupsionit, arsim sa më të mirë, shëndetësi më të mirë, infrastrukturë më të mirë pasi ne pretendojmë shumë shpejt me këto vlera që ndërtojmë do të jemi anëtarë të BE-së ashtu siç jemi të NATO-s.

Sot ai që nuk lexon që nuk sheh se kah shkon rruga drejt Evropës, drejt ardhmërisë, është i varfër nga idetë. Ne investojmë jo për sot, por për mot, ne investojmë për dekada që vijnë dhe të investosh për ardhmërinë nuk është lehtë pasi dalin ca altoparlant për të penguar, por se a mund ta ndalin hovin, vizionin, përkrahjen, përkushtimin assesi pasi 18-të vite e kanë mbështetur shqiptarët BDI-në dhe kjo përkrahje nuk është e rastësishme pasi ka arritur të jetësoj, materializoj të gjitha programet të shkruara e të folura,” u shpreh kryetari i BDI-së Ali Ahmeti./TS

LEXO EDHE:

Pyetje deputetësh/ Mexhiti: Ja 3 pyetjet e mia që ia parashtrova ekzekutivit të BDI-së

BASHKE TV

Bekim Rexhepi: Përfundoi ekspropriimi i pronave në autostradën Shkup-Bllacë

BASHKE TV

ALI AHMETI DHE HYDAJET HYSENI DY SEKRETARËT ORGANIZATIV MË TË MËDHENJ TË LËVIZJES

BASHKE TV

ALI AHMETI DOCTOR HONORIS CAUSA I UNIVERSITETIT TË TETOVËS

BASHKE TV

ALI AHMETI FIGURË UNIKALE E KOMBIT

BASHKE TV

ALI AHMETI DEKOROHET DOCTOR HONORIS CAUSA I UNIVERSITETIT TË TETOVËS

BASHKE TV
BASHKË.TV