fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

ALI AHMETI DHE HYDAJET HYSENI DY SEKRETARËT ORGANIZATIV MË TË MËDHENJ TË LËVIZJES

Në Tetovë, më 17 Dhjetor 2020, në Universitetin e Tetovës, në një ceremoni të madhe solemne e të organizuar me madhështi nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, e në të cilën Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, i mbeshtjellur me aureolën e shenjtë dhe të shtrenjtë, u dekorua Doctror Honoris Causa i Universitetit të Tetovës!

U dekorua Doctor Honoris Causa i Universitetit të Tetovës, shqiptari i madh e i lavdishëm, Udhëheqësi e Prijësi i urtë e lagpamës, projektuesi i të ardhmes së ndritur të popullit, Atdheut e Kombit Ali Ahmeti!

Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, deklarohet publikisht kudo, se Udhëhqës të Tij në Kosovë e në Vise në ish-Jugosllavi, ka pasur Adem Demaçin, Jusuf Gervallën, Kadri Zeken, Rexhep Malajn, Nuhi Berishën, Hydajet Hysenin e Mehmet Hajrizin!

Pas burgosjeve të udhëheqjes së lartë të Lëvizjes ilegale, pas demostratave e ngjarjeve të mëdha të pranverës së kuqe e lavdimadhe të vitit heroik e historik, por edhe kthesës vendimtare 1981, me vendim të veçantë të Lëvizjes…, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, e pasoi me madhështi e profesionalizëm, u ngarkua me detyren e Sekretarit Organizativ, e zëvendësoi ilegalin e madh dhe shqiptarin e lavdishëm dhe më të kërkur nga UDB, i cili ishte më i rrezikshëmi për armiqt e tradhëtarët në ish-Jugosllavi, të madhin dhe të papërsëritshmin Hydajet Hyseni!

Pas marrjes të detyrës së re orgaizative, që figurativisht mund të thuhet, pas marrjës së stafetës dhe flamurit organizativ që e mbante fuqishëm Hydajet Hyseni gjatë veprimtarisë organizative, para arrestimit dhe burgosjes nga UDB Jugosllave, Udhëheqësi i ri organizativ Ali Ahmeti, u bë dirigjenti fantastik i luftës ilegale patriotike për liri dhe pavarësi të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Ali Ahmeti Udhëheqësi i popullit shqiptar, që u dekorua Doctor Honoris Causa i Universitetit të Tetovës, u bë organizatori më i madh dhe më i famshëm, sepse Levizjen e organizuar ilegale, pra luftën për liri e çlirim të Kosovës, bashkë me shokë e bashkëveprimtarë e qoi deri edhe atje që e kishte parashikuar udhëheqja e lartë e shtetit shqiptar në krye me Kryekomandantin lavdimadh Enver Hoxha, në luftë frontale e të armatosur, për çlirim përfundimtar nga ish-Jugosllavia dhe Serbia pushtuese!

Ali Ahmeti me fuqinë e Tij magjepsëse të Udhëheqësit e Drejtuesit të madh dhe çelikt, e mbuloi çdo pore e çdo fushë të veprimit organizativ politik kombëtar në Kosovë dhe Vise!

Dhe në dekorimin historik më 17 Dhjetor 2020 në Tetovë, Doctor Honoris Causa i Universitetit të Tetovës, të Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, në këtë eveniment madhështorë, me prezencën e Tij, nderonte edhe patrioti e atdhetari i madh, Udhëheqësi i popullit shqiptar të Kosovës, shqiptari besnik i popullit, Atdheut dhe Kombit, i nderuari Hydajet Hyseni, i cili aktualisht është Kryetar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të LËVIZJES VETËVENDOSJE në Kosovë dhe Kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës!

Ngjarje historike ishte kjo e 17 Dhjetorit 2020, kur u dekorua Doctor Honoris Causa i UT-së, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Udhëheqësi nderoi Udhëheqësin!

Sekretari Organizativ nderoi Sekretarin Organizativ!

Hydajet Hyseni nderoi Ali Ahmetin!

Kjo për brezat është mësim dhe orë historie!

Historia dëshmon, është e madhe dhe e lavdishme!

Ilegalëve të famshëm të luftës për liri e pavarësi të Kosovës dhe Viseve të saja në ish-Jugosllavi, duhet tu jemi mirënjohës përgjithmonë, në shekuj e mijëvjeqarë!

Nderim e respekt pa fund!

Jetë të gjatë të mëdhenjëve të Kombit!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 20 Dhjetor 2020!

LEXO EDHE:

Pyetje deputetësh/ Mexhiti: Ja 3 pyetjet e mia që ia parashtrova ekzekutivit të BDI-së

BASHKE TV

Bekim Rexhepi: Përfundoi ekspropriimi i pronave në autostradën Shkup-Bllacë

BASHKE TV

ALI AHMETI DOCTOR HONORIS CAUSA I UNIVERSITETIT TË TETOVËS

BASHKE TV

ALI AHMETI FIGURË UNIKALE E KOMBIT

BASHKE TV

ALI AHMETI DEKOROHET DOCTOR HONORIS CAUSA I UNIVERSITETIT TË TETOVËS

BASHKE TV

BUZËQESHJE E PASHEMBULLT E NËNË DRITËS DHE ALI AHMETIT

BASHKE TV
BASHKË.TV