fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Ali Ahmeti takon Bilall Kasamin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, nëpërmjet të një postimi në Facebook, ka njoftuar për takimin e realizuar me Kryetarin e partisë Besa, z. Bilall Kasami. “Pas bisedës telefonike të javës së kaluar, sot në Shkup takova Kryetarin e Lëvizjes “Besa”, z. Bilall Kasami.

Me z. Kasami vlerësuam mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare më 15 korrik dhe bashkarisht mirëpritëm vlerësimet afirmative të komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti të OSBE/ODIHR.

Gjatë takimit konstruktiv, u dakorduam të vijojmë përpjekjet tona në rrugën euroatlantike të vendit si dhe reformat e shumëpritura në drejtim të sundimit të ligjit duke zhvilluar dialog të hapur dhe të vazhdueshëm. Në ditët në vijim, gjithësesi se shpresoj që të realizoj takime pune edhe me kryetarët e partive opozitare shqiptare në interes të qytetarëve të vendit tonë.” shkruan Ahmeti

LEXO EDHE:

Demokratizimi VS Nacionalizmi: Çfarë humb dhe çfarë fiton Shkupi nga një “Kryeministër shqiptar”

BASHKE TV

Champions dhe Europa League “flasin shqip”, Drita e Xhaka në fush

BASHKE TV

BE-ja miratoi Memorandumin për Mirëkuptim, 160 milion euro për Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Apple i kërkon aplikacionit me receta gatimi të heqë dardhën nga logoja

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Takohet sërish Ahmeti dhe Zaev, Ahmeti: Do të krijohet shumica (VIDEO)

BASHKE TV
BASHKË.TV