fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Ambasadorја е Ukrainës vizitoi Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës

30 qershor 2020 – Bashke.TV – Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, priti një delegacion të udhëhequr nga Natalia Zadorozhnjuk, ambasadore e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Roman Bugën, sekretar i parë dhe zëvendësambasador.

Vizita në AZGJ u bë me ftesë të drejtorit Sela, i cili bashkëbiseduesit i falënderoi për vizitën, ndërsa njëkohësisht i informoi ata për punën dhe funksionimin e AZGJ-së, si subjekt i rëndësishëm institucional në mbështetje të përpjekjeve të Qeverisë për të ndërtuar një ambient, që do të respektojë, mbrojë dhe promovojë të drejtat e qytetarëve të saj, përfshirë këtu edhe të drejtën për të shprehur dhe përdorur gjuhën e tyre amtare. Drejtori Sela, u dha të ftuarve nga një kopje të botimeve të përgatitura nga AZGJ-ja, si dhe i njoftoi me kapacitetet hapësinore, teknike dhe personelin, me të cilin disponon AZGJ-ja.

Ambasadorja Zadorozhnjuk e falënderoi drejtorin Sela për ftesën për të vizituar Agjencinë, duke theksuar se Ambasada e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbështet dhe njeh rolin e rëndësishëm të AZGJ-së, si dhe shprehu gatishmërinë për dialog, ku po ashtu u shkëmbyen mendime për zbatimin e politikave gjuhësore dhe planin e punës në AZGJ për periudhën në vijim.

Të dyja palët diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë, nëpërmjet pjesëmarrjes në ngjarje të organizuara nga të dyja palët, shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e një udhëtimi studimor në Ukrainë.

Ambasadorја е Ukrainës vizitoi Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber…

Publiée par Агенција за примена на јазикот / Agjencia për Zbatimin e Gjuhës sur Mardi 30 juin 2020

LEXO EDHE:

Tre hapa që duhet t’i ndiqni në vendvotim që mos rrezikoheni nga COVID-19 gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Këto gjëra nuk duhet t’i bëni në vendvotim gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Bekim Jashari selam opozitës shqiptare: Mos ma keqpërdorni emrin me të pavërteta! (FOTO)

BASHKE TV

Bushati: Shqiptarët gati ti drejtojnë institucionet e Maqedonisë së veriut

BASHKE TV

Ganiu: Krijojmë vende të reja për prakim me kapacitet prej 170 vendeve

BASHKE TV
BASHKË.TV