fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Ministri Ademi: Përgatitëm dhe e vendosëm në funksion platformën e parë nacionale për të mësuarit në distancë – EDUINO!

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi gjatë konferencës së sotme për shtyp ka shpalosur masat që ka ndërmarrë MASH gjatë periudhës së krizës me virusin COVID19 lidhur me zhvillimin e procesit edukativo-arsimor.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe krize me virusin COVID-19, MASH së bashku me të gjitha institucionet e tjera kompetente të sferës së arsimit, me mbështetjen e sektorit civil, komunitetit të biznesit, si dhe me një sërë organizatash partnere të vendit dhe nga jashtë, veçanërisht UNCEF-in, u përkushtuam maksimalisht që të vazhdojë procesi edukativo arsimor për të fëmijët dhe të rinjtë e Maqedonisë së Veriut, në mënyrën sa më të mirë të mundshme brenda rrethanave të caktuara” – ka deklaruar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Këto janë masat që ka prezantuar sot Ademi gjatë konferencës për shtyp:

Startuam me transmetimin e programit edukativ “TV- Klasa” në servisin nacional televiziv RTVM!

Me Dekrete me fuqi ligjore u vendos që procesi mësimor në shkollat fillore, të mesme dhe në arsimin e lartë të vazhdojë të organizohet përmes mësimit në distancë!

Përgatitëm dhe e vendosëm në funksion platformën e parë nacionale për të mësuarit në distancë – EDUINO!

Me përkrahjen e Telekomit të Maqedonisë, rreth 30 mijë fëmijë që janë nga familjet e rrezikuara sociale u pajisën me kartela për internet mobil me kapacitet prej 10 GB në muaj.

Në koordinim me autoritetet lokale dhe me mbështetjen e komunitetit të biznesit jemi duke iu siguruar IT pajisje nxënësve që nuk posedojnë asnjë pajise të tillë (llap-top, tabletë dhe kompjuterë personal)!

Mbështetja jonë do të jetë maksimale deri në tejkalimin e tërësishëm të kësaj situate me të cilën po përballëmi.

LEXO EDHE:

Bekim Jashari selam opozitës shqiptare: Mos ma keqpërdorni emrin me të pavërteta! (FOTO)

BASHKE TV

Bushati: Shqiptarët gati ti drejtojnë institucionet e Maqedonisë së veriut

BASHKE TV

Ganiu: Krijojmë vende të reja për prakim me kapacitet prej 170 vendeve

BASHKE TV

Ganiu: Asfaltohen 3500m2 rrugë, në lagjen Saat Kullë

BASHKE TV

Shilegov dhe Dushko, nuk rrespektojnë heshtjen zgjedhore dhe bëjnë presion ( Foto)

BASHKE TV

EKSLUZIVE: Naser Ziberi nuk është pozitiv në COVID-19

BASHKE TV
BASHKË.TV