fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

“Artin e vërtetë e bëjnë idealistët dhe jo materialistët”

Violisti Blerim Grubi, u lind në Shkup më 27 mars 1965. Në këtë qytet filloi studimet për violinë në shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës në QSHMB “Ilija Nikollovski Lluj”, në klasën e prof. P. Nikollov dhe B. Bratoev. Studimet e larta për violë i kreu në Fakultetin e Artit Muzikor në Shkup, në klasën e prof. L. Gospodinov ku diplomoi në vitin 1989. Në të njëjtin fakultet i kreu edhe studimet pasuniversitare për violë. Në vitet 1994-95 mori në master-kursin e Akademisë Chigana në Sienna të Italisë, në klasën e J. Bashmet.

Pas mbarimit të studimeve filloi punë në Filarmoninë e Maqedonisë. Ndërkohë B. Grubi zhvilloi edhe një veprimtari shumë të ngjeshur koncertore si solist, por edhe në përbërje të formacioneve të ndryshme të muzikës së dhomës duke marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme të jetës muzikore jo vetëm në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, por edhe jashtë, në Kroaci, Slloveni, Bosnjë, Bullgari, Greqi, Itali, Gjermani, Francë, Spanjë, Portugali, Norvegji, Austri, Japoni, SHBA, Turqi, etj. Ka marrë pjesë edhe në manifestime dhe festivale të shumta.

28 Nëntori, festa e shenjtë e kombit tonë. Kjo festë për mua lidhet ngushtë me identitetin tim, e këtë herë festa ishte e heshtur dhe vazhdimisht lutesha, që toka që po dridhej në vendin tonë të shenjtë arbëror të qetësohet dhe që fatkeqësia njerëzore që na ndodhi në qytetin e Durrësit të mos përsëritet.

U ngrit në këmbë e gjithë shqiptaria në të katër anët e botës. Kjo më bëri të ndihem krenar dhe optimist. Për një moment u afruam me njëri-tjetrin, sikur i harruam atë mosdurim dhe xhelozi hakmarrëse primitive, që na kaplonin sa herë në botën tonë shqiptare.

Solidariteti dhe humaniteti nuk njohin komb, racë dhe fe. Ja një shembull që këto ditë më ndodhi: një mik i imi me nacionalitet maqedonas më shkroi në Facebook, ku ai kërkoi nga unë nëse kam ndonjë familjar nga Shqipëria që është goditur nga tërmeti, duke shprehur dëshirën të ndihmojë në strehim dhe akomodim në një banesë dhe shtëpi të tij. Oooo sa mu duk kjo shumë e veçantë dhe shumë prekëse, e çuditshme në këtë kohë, mendoj dhe them! Ja pra, mundet edhe ky Ballkan i katandisur të jetojë në harmoni dhe qetësi shpirtërore. Hajde të shpresojmë se në këtë gadishull do të jemi të gjithë të lumtur.

Karriera ime këtë vit mbush të 30-t që jam në skenë. Shumë e kisha në mendje se si do ta realizoja këtë jubile.

Si zakonisht, artisti agjendën e punës së vet e ka të paraparë shumë kohë më parë, ashtu edhe organizohen dhe përgatiten paraprakisht me ide të ndryshme. Sikur që 20-vjetorin e festova me Filarmoninë e Kosovës, ashtu u realizua dëshira ime për ta shënuar edhe këtë herë 30-vjetorin e karrierës sime.

LEXO EDHE:

Ministri Nuhiu: Institucionalizojmë në aspektin strukturor organizativ edhe gjuhën shqipe në MPB!

BASHKE TV

Zyrtari Amerikan Metju Pallmer thotë: Zgjedhjet ishin të suksesshme dhe demokratike

BASHKE TV

MMJPH: Monomeri i vinil klorurit do të derdhet dhe transportohet

BASHKE TV

Ziadin Sela si Amdi Bajrami

BASHKE TV

Osmani: Lajmet e sotme nuk burojnë nga BDI

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV
BASHKË.TV