fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Asani: Presidenti Uillson vuri themelet e miqësisë shqiptaro – amerikane

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe Instituti për Studime Shqiptare e Protestante, sot nën patronazhin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, promovuan në Prishtinë ekspozitën dhe pullën postare që i kushtohen 100-vjetorit të Konferencës së Parisit dhe angazhimit të presidentit Uillson dhe qeverisë amerikane për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Me këtë rast, Skender Asani, drejtor i Institutit, tha se shqiptarët fituan shtet në Konferencën e Parisit pikërisht në saje të ndihmës amerikane dhe Presidentit Uillson. Kjo edhe ishte arsyeja që ne hulumtuam në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë për ta ilustruar këtë fakt dhe për ta bërë më të qartë se sa e rëndësishme është miqësia me SHBA-të për kombin shqiptar në Ballkan, u shpreh Asani.

Ai më tej shtoi se komuniteti protestant shqiptar, i përfaqësuar me Kristo Dakon dhe motrat Qiriazi, si dhe misionarët protestantë amerikanë në trojet tona, janë mbase më meritorët që Amerika ishte në anën tonë në Konferencën e Parisit. Sipas Asanit, duke e promovuar këtë pullë postare me portretin e Presidentit Uillson, si edhe këtë ekspozitë, ne sot jemi përsëri bashkë me misionarët protestantë amerikanë, siç është David Hosaflook, që është kujdesur për këtë ekspozitë dhe për shumë detaje të shënimit të kësaj ngjarjeje.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, fjalë rasti pati kryeministri Ramush Haradinaj, i cili çmoi lartë rolin e SHBA-ve që historikisht kanë dhënë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. Kjo ndihmë ishte e pakursyer edhe në luftën e fundit të Kosovës 20 vjet më parë, u shpreh Haradinaj.

Ndërkohë, në kuadër të këtij aktiviteti, ITSHKSH – Shkup dhe Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” – Suedi, të përfaqësuar nga drejtori Skender Asani, dhe kryetari i shoqatës, Hysen Ibrahimi, nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë në disa sfera me interes të përbashkët.

LEXO EDHE:

Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, prioritet i dy shteteve

BASHKE TV

Nis asfaltimi në Komunën e Dollnenit, Zhitoshë -Llazhan. Memeti premton edhe në komunat tjera shqiptare

BASHKE TV

Zyrtare, dhënja e lejes për përdorim të Teatrit Shqipëtar

BASHKE TV

Mexhiti: Dy deputetët e infektuar me COVID-19 do të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyre onlinë

BASHKE TV

Sylejmani: 1 tetorin 1997 nuk duhet ta nderojnë vetëm ata që e organizuan dhe e udhëhoqën

BASHKE TV

Festim Halili paralajmëron ndërtimin e hekurudhës deri në Aeroportin e Shkupit

BASHKE TV
BASHKË.TV