fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Avokati i Popullit mbështet punën e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës

“Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, realizoi takim pune me Avokatin e Popullit, Ixhet Memeti.

Me këtë rast, Avokati i Popullit shfaqi interesimin e tij rreth ngritjes së AZGJ-së, si dhe çështjet me të cilat është e ngarkuar që të merret.

Drejtori Sela e njoftoi Avokatin e Popullit për punën, aktivitetet, pengesat, si dhe planet e Agjencisë, për të ardhmen.

Gjithashtu, Avokati i Popullit u njoftua rreth përgatitjes së materialeve të Agjencisë, si Broshura, Udhëzuesi dhe Udhërrëfyesi, të cilat janë në përgatitje e sipër.

Në takim, Avokati i Popullit ofroi mbështetjen e tij për Agjencinë, duke dhënë disa këshilla dhe ide se si të veprohet më tutje.

Palët nuk përjashtojnë mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen e afërt në projekte të ndryshme.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës

Për më shumë ndiq linkun:

Avokati i Popullit mbështet punën e Agjencisë për Zbatimin e GjuhësDrejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ),…

Publiée par Агенција за примена на јазикот / Agjencia për Zbatimin e Gjuhës sur Mardi 10 septembre 2019

LEXO EDHE:

Grubi në SHBA takon Senatorin Ron Johnson nga komisioni për politikë të jashtme në Senatin Amerikan

BASHKE TV

Mbahet Kuvendi zgjedhor i FR-BDI – së dega Haraçinë!

BASHKE TV

Tronditet sërish Tirana, tërmeti i dytë shkund kryeqytetin

BASHKE TV

Filloi aksioni vjeshtor për pastrim të përgjithshëm në Komunat e Shkupit

BASHKE TV

Çfarë duhet të hash pas lënies së duhanit; ushqimet që pastrojnë organizmin

BASHKE TV

Si mund t’jua shpëtojë jetën tifozllëku i sportit

BASHKE TV
BASHKË.TV