fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Avziu: Në seancën e sotme të Kuvendit të RMV-së u miratua Ligji për nëpunësit administrativ

“Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u miratua Ligji për nëpunësit administrativ. Me ndryshimet dhe plotësimet e këtij ligji do të përfitojnë të punësuarit e administratës shtetërore dhe publike të cilët janë të punësuar me arsim të mesëm, ndërsa në ndërkohë janë pajisur me kualifikime profesionale.

Kjo kategori e nëpunësve administrativë prej datës 1 shtator 2020-të, pagën do ta marrin sipas nivelit të arsimit të cilin e posedojnë aktualisht.Neni 8

(1) Nëpunësit administrativë ndihmës-profesional, të cilët deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë pajisur me kualifikime profesionale të nivelit më të lartë të vendit të punës, prej datës 1 shtator 2020-të, mund të parashtrojnë kërkesë te sekretari, përkatësisht personi udhëheqës i institucioneve në të cilët nuk emërohet sekretar, për të siguruar vlerësimin adekuat të arsimit në komponentën bazë të pages – pjesë e pagës për shkallën arsimore.
(2) Sekretari, përkatësisht personi udhëheqës në institucionet në të cilët nuk emërohet sekretar, më së voni katër vite nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji është i obliguar të sigurojë mjete mbi vlerësimin e shkallës adekuate të arsimit në komponentën bazë të pagës – pjesë e pagës për shkallën arsimore të nëpunësve administrativë të paragrafit (1) të këtij neni.
Neni 9
Nëpunësi administrativ i cili është në vendin e punës së kategorisë të nëpunësve administrativë, ndërsa i plotëson kushtet e veçanta të nenit 25 paragrafi (2) i këtij ligji, me kërkesë të tij mund të rradhitet në vendin e punës bashkëpunëtor i ri, nëse ai vend pune është i përcaktuar në aktin e sistematizimit të vendeve të punës dhe nuk është i plotësuar.
Neni 9-а
Dispozita e nenit 9 të këtij ligji do të fillon të zbatohet prej datës 1 qershor të vitit 2020-të.” – thotë Avziu

Për më shumë ndiq linkun:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=148757306544765&id=100042314893063

LEXO EDHE:

Bekteshi: Me pakon e katërt të masave përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare do t’i mbështesim qytetarët dhe sektorët më të prekur

BASHKE TV

Bekteshi: Kompania gjermane ‘Franc Kiel’ do të investoj 3,5 milion euro në fabrikën e re për prodhimin e ulëseve të trenave në zonën industriale në Tetovë

BASHKE TV

Ahmeti takoi ambasadorin e Kosovës Gjergj Dedaj

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Publikohet marrëveshja politike dhe ekonomike e arritur në Shtëpinë e Bardhë

BASHKE TV
BASHKË.TV