fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Bajrami: Bisedat tek “Monstra” janë autentike, shqiptarët nuk mund të vrasin pas shpine

Pas publikimeve të mesazheve sot në rastin “Monstra” në të cilën dëgjohen ish-ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme Xhelal Bajrami me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, TV21 kontaktoi Xhelal Bajramin për të pyetur nëse mesazhet janë autentike dhe në çfarë konteksti është biseduar mbi vrasjen e pesfishtë.

Bajrami tha se bisedat nuk janë SMS porosi, por biseda telefonike e që më siguri shton ai janë transkriptuar. Ai pohon se i mban mend pak a shumë bisedat me Ahmetin, qëndron pas atyre që i ka thënë atëherë që vrasësit janë profesionistë dhe nuk beson se mund të jenë shqiptarë sepse siç thotë ai, shqiptarët nuk e kanë traditë të vrasin pas shpine e aq më tepër të vrasin fëmijë.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme tha se është normale interesi i kreut të BDI-së Ali Ahmeti për vrasjen, sepse ai ishte njeriu i parë i BDI-së në MPB dhe si kryetar ka dashur të dijë se si shkojnë punët, çfarë ka ndodhur dhe kush mund të jenë vrasësit e kështu me radhë. – raporton TV21, përcjellë/Bashke.TV

LEXO EDHE:

Izet Mexhiti: 10 vite nga fitorja e madhe kur Kërçova me votën e popullit përfundimisht u bë shqiptare

BASHKE TV

Izet Mexhiti: Tubimi i së hënës, tubim i “artanistëve”

BASHKE TV

MEXHITI NGA TETOVA: POROSIS TALAT XHAFERIN, FATMIR BESIMIN DHE ARTAN GRUBIN, LARG DUART NGA KAZINOTË, MOS E BËNI BDI-NË ME NJOLLË

BASHKE TV

Mexhiti: Duam BDI të forcohet dhe të kthehet te baza, të kthehet te origjina, te qytetari, pa ministrat oportunistë të kryesuar nga Artan Grubi

BASHKE TV

Izet Mexhiti: Në Studeniçan po bashkohet POPULLI!

BASHKE TV

“Tërmet” në Saraj: Mbi 2 mijë pjesmarrës në tubimin e Grupit të Zjarrit

BASHKE TV
BASHKË.TV