fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

BDI: 600 euro rrogë minimale për mësuesit dhe infermierët

30 qershor 2020 – Bashke.TV – Sot, kandidati për deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti, në sheshin Skënderbeu ne Shkup, prezantoi planin e tij të veprimit 100 ditor për përmirësimin e barazisë dhe standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Ekzistojnë njerëzit, të cilët janë shtylla kryesore e shoqërisë sonë, por të cilët janë rrallë në qendër të vëmendjes, ata janë infermierët të cilët ruajnë shëndetin tonë, mësuesit, arsimtarët dhe edukatorët, që përgatisin fëmijët tanë për ardhmëri, për çka jemi të kënaqur, që në mandatin e fundit pagat minimale për mësuesit arritëm ti rrisim në 400 euro në muaj, tani, së bashku me Kryeministrin e parë Shqiptar, zotohemi se pagat minimale për mësuesit, arsimtarët dhe infermierët do ti rrisim për 50 % e cila do të arrijë deri në 600 euro“ – theksoi Mexhiti. “Kjo nuk paraqet vetëm përmirësim të standardeve të jetesës së tyre, por është vlerësim për kontributin dhe punën e personelit të shëndetësisë të cilët po kujdesen për shëndetin tonë si dhe mësuesve, arsimtarëve dhe edukatorëve që janë shtyllë e ardhmërisë së fëmijëve tanë” – shtoi Mexhiti.

Në fund, Mexhiti theksoi se brenda 100 ditëve të para kur Kryeministri ynë shqiptar do të merr detyrën, infermierët, mësuesit dhe arsimtarët – por edhe e gjithë shoqëria do të përfitojë nga kjo masë, për ta kthyer dinjitetin dhe për ti bërë krenarë, me entuziazëm ta vazhdojnë misionin e shenjtë të tyre.

Publiée par Bashke.tv sur Mardi 30 juin 2020

LEXO EDHE:

Tre hapa që duhet t’i ndiqni në vendvotim që mos rrezikoheni nga COVID-19 gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Këto gjëra nuk duhet t’i bëni në vendvotim gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Bekim Jashari selam opozitës shqiptare: Mos ma keqpërdorni emrin me të pavërteta! (FOTO)

BASHKE TV

Bushati: Shqiptarët gati ti drejtojnë institucionet e Maqedonisë së veriut

BASHKE TV

Ganiu: Krijojmë vende të reja për prakim me kapacitet prej 170 vendeve

BASHKE TV
BASHKË.TV