Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh pakënaqesinë e plotë për mënyren se si disa struktura tentuan sot të ndërhyjnë në punën e Bashkësisë fetare Islame.
Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sekular dhe pavarësia e bashkësive fetare është kategori kushtetuese të cilën institucionet e shtetit duhet ta garantojnë.
Si parti politike japim mbështetje të plotë autonomisë së bashkësisë fetare islame dhe vlersojmë se kompetent të vetem për zgjidhjen e çështjeve të mbrendëshme janë organet e Bashkesisë fetare Islame dhe askush tjetër .
Apelojmë te të gjithë, institucione qeveritare dhe gjyqësore të veprojnë konform parimeve kushtetuese që garantojnë autonominë dhe pavaresinë e bashkësive fetare dhe ti respektojnë vendimet e organeve të Bashkësisë fetare Islame.
Postimi i radhës