fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

BDI – Gostivar dënon ashpër shpifjet e Taravarit që ua bëri pronarëve të lokaleve dhe qytetarëve shqiptarë

Gostivar, 4 qershor 2020 – “Të mërkurën në debatin televiziv në Tv21, Kryetari i komunës së Gostivarit dhe njëherit Sekretar gjeneral në Aleancën për Shqiptarët, Arben Taravari me apo pa vetëdije edhe njëherë ofendoi dhe shpifi për komunitetin që pretendon se po e përfaqëson.

Me deklaratën e tij se në Çair dhe Gostivar tek pjesa shqiptare nuk respektohen masat për mbrojtje nga CoVid-19, dhe se tek pjesa maqedonase këto masa po respektohen me përpikmëri, Taravari dëshmoi edhe një herë që çdo deklarim i tij nuk bazohet në argumente dhe fakte, por në “muhabtete” që i dëgjon nga dikush tjetër.

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, zëshëm demanton shpifjet e Taravarit dhe me bindje të plotë pohon që Kafiteritë e Gostivarit me respektojnë protokolet e Qeverisë. Dëshmi për këtë është fakti që asnjë pronar lokali nuk është dënuar nga organet përgjegjëse për mosrespektim të masave. Aq më tepër, në Gostivar nuk kemi pasur raste si rasti i fundit në Shkup, kur menjëherë pas emisionit që Taravari shpifi për Kafiteritë dhe qytetarët e Gostivarit u sulmuan Inspektorët në Kafeteritë që Taravari i viziton më së shpeshti, në pjesën maqedonase, siç do të thoshte ai.

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, dënon ashpër prononcimin e Taravarit dhe kërkon nga ai që publikisht të kërkon falje mbi shpifjet që ua bëri pronarëve të objekteve gastronomike dhe qytetarëve të Gostivarit. Njëherit, fton Taravarin që disciplinë të mbajë në Institucionin ku udhëheq ai, pasi fotografitë që qarkullojnë në rrjetet sociale, tregojnë që në kabinetin e tij dhe zyrat e drejtorëve që i ka emëruar ai, nuk respektohen masat dhe në ambiente të mbyllura po organizohen ahengje të ndryshme.” – thonë nga Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – Gostivar

BDI – Gostivar dënon ashpër shpifjet e Taravarit që ua bëri pronarëve të lokaleve dhe qytetarëve shqiptarë Të mërkurën…

Publiée par BDI Dega Gostivar sur Jeudi 4 juin 2020

LEXO EDHE:

Tre hapa që duhet t’i ndiqni në vendvotim që mos rrezikoheni nga COVID-19 gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Këto gjëra nuk duhet t’i bëni në vendvotim gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Bekim Jashari selam opozitës shqiptare: Mos ma keqpërdorni emrin me të pavërteta! (FOTO)

BASHKE TV

Bushati: Shqiptarët gati ti drejtojnë institucionet e Maqedonisë së veriut

BASHKE TV

Ganiu: Krijojmë vende të reja për prakim me kapacitet prej 170 vendeve

BASHKE TV
BASHKË.TV