fbpx
Bashke.tv
Aktualitet FORUMI I GRUAS LAJME

BDI: Mundësi të barabarta, mbi 40 përqind gra në organet partiake dhe ato përfaqësuese

26 shkurt 2020 – Konferencë për shtyp e Forumit të Gruas të BDI: Arta Bilalli, Mukadez Hajdari, Amella Cana, Rina Hajdari,  Shermin Mamut.
Të nderuara media, të nderuar qytetarëNë emër të të gjithë neve, ju falënderoj shumë për kujdesin dhe vëmendjen.
Bashkimi Demokratik për Integrim është mbështetës dhe promotor kryesor shqiptar i rolit të femrës në politikë.
Zgjedhja e kryetares së parë shqiptare në një komune rurale në vendin tonë, zonjës Sanie Sadiku, e mban vulën e Bashkimit Demokratik për Integrim, po ashtu, zgjedhja e nënkryetares së parë grua në Qeverinë e Maqedonisë së veriut, zonjës Teuta Arifi, mban autorësinë e Bashkimit Demokratikpër Integrim.
Ngjashëm, edhe zgjedhje e nënkryetarës së parë të Kuvendit të vendit tonë, zonjës Suzana Saliu, mban firmën e BDI-së përfundimisht, edhe kryetarja e parë femër e komunës më të madhe shqiptare urbane, zonja Teuta Arifi, është vulë e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Dy muaj më parë, Kongresi i katërt zgjedhor nënvizoi rëndësinë e shanseve dhe mundësive të barabarta dhe u angazhua për përfaqësim të rritur, të drejtë dhe adekuat gjinor dhe moshor si parim esencial për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe drejtësisë sociale të vërtetë për të gjithë.
Gjithashtu, Kongresi u angazhua për tejkalim të asimetrisë perceptive gjinore, që përveç iskriminimit në shanse dhe mundësi, rezulton edhe në dhunë fizike, verbale ose psikologjike, por edhe në abuzim.
Padrejtësitë gjinore në barazinë e të ardhurave si dhe baraspeshës midis punës dhe jetës zgjidhen me politika që mundësojnë balancin midis punës dhe jetës familjare për të tejkaluar padrejtësitë gjinore.
Pikërisht në këtë kongres, me ndryshimet e fundit statutare, kuotat e përfaqësimit gjinor në listat përfaqësuese dhe në organet partiake janë rritur në minimum 40 përqind dhe kjo u dëshmua me reformat rrënjësore në të gjitha organet e partisë, përfshirë edhe kongresin dhe këshillin e përgjithshëm.
Ndryshimi tjetër cilësor është edhe funksioni i ri, i pari nga të gjitha partitë në vendin tonë, i Sekretarit partiak për mundësi të barabarta, post ky që në bashkëpunim me Forumin aktual të gruas dhe me kryetaren e forumit të cilën e kemi këtu me ne, do të përpiqet t`i jetësojë dhe garantojë këto përcaktime moderne të barazisë shoqërore.
BDI hap dyert e veta për të gjitha femrat në Maqedoninë e veriut duke krijuar mundësi dhe shansa të barabarta për të gjithë.
Të nderuara zonja, të nderuar qytetarë
Me besimin dhe përkrahjen tuaj në vazhdimësi, BDI-ja arriti të realizojë reforma të thella në parti, dhe me këtë të realizojë përcaktimin e vet programor në tërësi. Ashtu siç premtuam, ashtu edhe realizuam.
Prandaj, ju falënderojmë për besimin dhe mbështetjen e dhënë. Kjo na jep për të drejtë sot sërish ta kërkojmë besimin tuaj, që së bashku të përkushtohemi në politikat për përmirësim të cilësisë së jetës, për zhvillim më të shpejtë dhe krijimin e vendeve të reja të punës, mbështetje që përmes vetingut të krijomë gjyqësi cilësore dhe së bashku do t`i japim fund drejtësisë selektive, së bashku të angazhohemi për të ardhmen tonë, për rininë tonë e cila është prioriteti ynë kryesor, e si përfundim, së bashku të angazhohemi për t`i përfaruar standardet tona për punë dhe jetesë me ato të Bashkimit Evropian.
Vërtetë kemi bërë shumë punë bashkë, por para nesh mbeten edhe shumë punë tjera për t`i bërë bashkë
Ejani me ne, Bashkë do t`i realizojmë të gjitha!

LEXO EDHE:

Varheji: BE-ja përgatit plan ekonomik për zhvillim të Ballkanit Perëndimor

BASHKE TV

Ganiu: Aksioni i dezinfektimit përfshiu 162 ndërtesa kolektive në territorin e Komunës së Çairit

BASHKE TV

Ministri Bekteshi: Do të shfuqizohet ndalesa për eksportin e miellit në shtetet fqinje

BASHKE TV

Sasoli: BE kërkon të përfshihen vendet e Ballkanit në luftën kundër COVID-19

BASHKE TV

YouTube po punon në rivalin e TikTok të quajtur Shorts

BASHKE TV

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV
BASHKË.TV