fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

BDI: Rinia në vend të parë

R E Z O L U T A Nr. 5
Rinia në vend të parë
Delegatët e kongresit të katërt zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim  vlerësojnë që zbatimi i integrimit konsensual që mundëson barazinë dhe një vend, rajon dhe kontinent të integruar, realizimi i vetingut dhe sundimi joselektiv i ligjit, të përcjellura me ndërtimin e standardeve evropiane për jetesë cilësore që do të adresojnë çështjet e jetesës moderne nëpërmjet të krijimit të kushteve të përafërta me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe krijimi dhe garantimi i vendeve të reja të punës, përafrojnë standardet jetësore të vendit tonë me ato të vendeve të zhvilluara dhe paraqesin parakusht që rinia të gjen të ardhmen e vet në vend të vet si dhe për rikthimin e theksuar të qytetarëve të cilët përkohësisht jetojnë jashtë.
Ky Kongres përcakton rininë si prioritet absolut të veprimtarisë vijuese të Bashkimit Demokratik për Integrim duke i dhënë përparësi dhe hapësirë në ndërtimin dhe zbatimin e të gjitha politikave partiake dhe institucionale, si dhe duke e mbështetur në punësim dhe sipërmarrje rinore.
Duke vleresuar miratimin e Strategjisë Shtetërore për të rinjtë si dhe masat tjera ekzekutive dhe legjislative, Delegatët e Kongresit shprehin vendosmërinë dhe përkushtimin për zgjidhje efektive të sfidave me të cilat ballafaqohen të rinjtë, në veçanti në përfshirjen e tyre në tregun e punës.
Delegatët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe organet partiake të dalura nga ky Kongres do të punojnë me të gjithë të rinjtë në përpjekjet e tyre për t’u zhvilluar në të rritur produktiv, duke u fokusuar në përforcimin e atributeve pozitive që mundësojnë përgaditje të plotë rinore për përballje me shkollën, punën dhe jetën.
Duke patur perspektivën rinore të parën, Organizata jonë vihet në shërbim të tërësishëm për të shërbyer si platformë për çdo rinist që të zhvillohet me potencial të plotë, tërësisht të përfshirë, të shëndoshë dhe absolutisht të përgaditur për ballafaqim me jetën.
Kongresi thekson nevojën e fuqizimit të të rinjëve nëpërmjet të përfshirjes së tyre në përgaditjen, zbatimin por edhe vlerësimin e veprimeve të përbashkëta. Pjesëmarrja nëpërmjet mbikqyrjes në vend të ndihmesës mundëson zhvillimin e përvojave të nevojshme për t’u pavarësuar dhe këtë pjesëmarrje aktive do ta lehtësojmë dhe promovojmë.
Të rrinjtë duhet përfshirë dhe t’u jepet mundësia reale për pjesëmarrje në të gjitha programet dhe veprimet për rini, por edhe në politikat në përgjithësi duke dizajnuar programe më specifike që garantojnë përkrahje finansiare, qëndrueshmëri dhe vazhdimësi.
Delegatët e Kongresit tonë të katërt zgjedhor theksojnë rëndësinë e arsimimit joformal që nga vitet e hershme për të mundësuar pjesëmarrjen dhe integrimin e rinisë. Zhvillimi i afiniteteve personale dhe shoqërore nëpërmjet të aktiviteteve si teknologjitë e reja, sporti, kultura dhe të tjera janë patjetërsi për një rini të shëndoshë.
Gjithashtu, mobiliteti është mjet kyç në fuqizimin e rinisë dhe integrimin shoqëror. Inkurajojmë lidhjet rinore në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar si dhe shkëmbimin e përvojave më të mira nga vendet dhe praktikat përkatëse.
Frymëzimi i udhëzimeve profesionale në sistemin arsimor është element i rëndësishëm në përfshirjen shoqërore, prandaj dhe vlera e arsimit dual duhet të theksohet duke nënvizuar nevojën për të rinjë të kualifikuar në tregun e punës që ndikon edhe në zhvillimin ekonomik.
Kongresi nxit integrimin e të rinjëve në shoqëri dhe fton rininë për pjesëmarrje aktive në politikë nëpërmjet plotësimit të nevojave fillestare të tyre si partnerë të barabartë.
Bashkimi Demokratik për Integrim vihet në shërbim të plotë të rinisë dhe vë në dispozicion të gjitha asetet e veta organizative për të garantuar përfshirje të rinisë dhe ndërtim të politikave që mundësojnë të ardhme të mirëqenë për rininë e sotme dhe të nesërme.

LEXO EDHE:

Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, prioritet i dy shteteve

BASHKE TV

Nis asfaltimi në Komunën e Dollnenit, Zhitoshë -Llazhan. Memeti premton edhe në komunat tjera shqiptare

BASHKE TV

Zyrtare, dhënja e lejes për përdorim të Teatrit Shqipëtar

BASHKE TV

Mexhiti: Dy deputetët e infektuar me COVID-19 do të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyre onlinë

BASHKE TV

Sylejmani: 1 tetorin 1997 nuk duhet ta nderojnë vetëm ata që e organizuan dhe e udhëhoqën

BASHKE TV

Festim Halili paralajmëron ndërtimin e hekurudhës deri në Aeroportin e Shkupit

BASHKE TV
BASHKË.TV