fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

BDI: Urime qytetarë, rruga jonë euroatlantike u vulos

Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë qytetarët për arritjen e madhe në këto ditë të vështira për të gjithë ne, hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryefjala e veprimtarisë tonë politike që nga themelimi si parti ka qenë barazia nëpërmjet të zbatimit të Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe anëtarësimi i plotë i vendit tonë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve u rrumbullakësua pjesa normative e marrëveshjes së Ohrit, ndërsa me marrëveshjen e Prespës dhe të fqinjësisë së mirë si dhe me miratimin e ligjeve reformuese, u
përmbyll procesi i anëtarësimit në NATO dhe hapjen e bisedimeve aderuese në Bashkimin Evropian.

Për ne në BDI, ky përcaktim rilindas për barazi dhe përkatësi perendimore ka qenë dhe do të mbetet busolla jonë orientuese.

Kjo e arritur është meritë e qytetarëve të vendit tonë. Ta gëzojmë këtë të arritur të përbashkët me përkushtim maksimal për tirespektuar masat e kujdesit ndaj CoVid-19 dhe rekomandimet e institucioneve.

Të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim konsiderojmë që e ardhmja e sigurt është pikërisht kjo rrugë që shtrohet nga vullneti i popullit.

LEXO EDHE:

Në Dibër zvogëlohet numri i personave të izoluar

BASHKE TV

Ministri Ademi: Arsimi online është zgjidhje sistematike dhe ka mekanizma për kontrollimin e shkollave

BASHKE TV

Bekim Jashari bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Rezallë

BASHKE TV

Kosovë, 21 vjet nga masakra e Rrezallës

BASHKE TV

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Reduktim drastik i ndotjes së ajrit në Europë

BASHKE TV
BASHKË.TV