Të nderuar,
Bashkimi Demokratik për Integrim ka kënaqësinë t’ju njoftojë që Kuvendi Zgjedhor i Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim do të mbahet ditën e diel, 28 prill 2019, me filllim në ora 14:00, në Tetovë (Salla sportive e shkollës së mesme të mjekësisë).
Në këtë Kuvend do të zgjidhet kryesia e re e Forumit Rinor, zëdhënësi, sekretariat, nënkryetarët dhe kryetari i ri rinisë së Bashkimit Demokratik për Integrim.
Kryetari Ahmeti do t’ju drejtohet të pranishmëve.
Ju ftojmë ta ndiqni ngjarjen!