fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

BE diskuton metodologjinë e zgjerimit

26 shkurt 2020 – Metodologjia e re e zgjerimit e propozuar nga Komisioni Europian do të diskutohet sot nga ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së. Në takim nuk pritet të ketë vendimmarrje pasi Komisioni nuk ka paraqitur ende raportet vlerësuese. Ministri gjerman i Shtetit për Europën Michael Roth, tha para takimit metodologjia e re duhet të hapë pa vonesa negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
 
Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian do të bisedojnë në Bruksel mbi metodologjinë e re të zgjerimit të propozuar nga Komisioni Europian, por ata nuk pritet të marrin ndonjë vendim pasi ekzekutivi nuk ka përfunduar ende raportet vlerësuese për reformat e Shkupit dhe Tiranës.
 
Në rendin e ditës të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme të BE-së janë parashikuar diskutime të zgjeruara për samitin e ardhshëm të liderëve dhe marrëveshjen e ardhshme të bllokut me Mbretërinë e Bashkuar.
 
Gjatë këtij takimi pritet të përsëritet se reforma e metodologjisë së pranimit duhet të zhvillohet paralelisht me hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
 
Ndërkohë raportet vlerësuese për të dy vendet duhet të publikohen javën e ardhshme, mes dy dhe pesë marsit.
 
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar të gjitha kriteret formale, ndaj dhe autoritetet shpresojnë se ato do të merren parasysh në favor të fillimit të negociatave gjatë këtij viti.
 
Ministri gjerman i Shtetit për Europën Michael Roth, tha para takimit se metodologjia e re duhet të hapë pa vonesa negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
 
“Të dyja vendet si Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, që janë të vendosura të kalojnë të gjitha reformat e nevojshme do të mirëpriten për bisedimet e pranimit. Parashikueshmëria është thelbësore për të ndërtuar një marrëdhënie afatgjatë me rajonin. Europa duhet të përmbushë angazhimet e saj”, shtoi Roth.
 
Mbetet e pasigurt si do të veprojnë Holanda, Danimarka dhe Franca, të cilat janë kundër zgjerimit. Holanda dhe Danimarka kanë veçanërisht rezerva ndaj Shqipërisë, por duke e pasur parasysh se Franca, por edhe vende të tjera, refuzojnë ndarjen të Shkupit dhe Tiranës, Haga dhe Kopenhaga nuk do të bllokojnë sërish procesin. Me rëndësi do të jetë vendimi i parlamentit holandez pas publikimit të raporteve vlerësues për përparimin e reformave.
 
Në Bruksel, por edhe në Tiranë dhe Shkup ka më shumë optimizëm për fillimin e negociatave pasi kreu francez Emmanuel Macron tha se Parisi do ta heqë veton nëse raportet vlerësuese janë pozitive.

LEXO EDHE:

Qytetarët faleminderues ndaj iniciativës të Kryetarit Merko

BASHKE TV

BE me ndihmë prej katër milion euro për nevoja urgjente mjekësore

BASHKE TV

Ronaldo dhe Messi do të luajnë në një skuadër sezonin e ardhshëm

BASHKE TV

Ganiu: Nënshkruam kontratën për ndërtimin e objektit të ri “Bambi” të kopshtit për fëmijë “Fidani”

BASHKE TV

Varheji: BE-ja përgatit plan ekonomik për zhvillim të Ballkanit Perëndimor

BASHKE TV

Ganiu: Aksioni i dezinfektimit përfshiu 162 ndërtesa kolektive në territorin e Komunës së Çairit

BASHKE TV
BASHKË.TV