Shkup, 22 dhjetor 2020 – Bashke.tv – Zëvendësministri i Transportit Bekim Rexhepi, njofton se ka përfunduar me sukses eksproproiimi tokave private për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë.
Ai njoftonë se tani do të rritet dinamika e punimeve, që sa më shpejtë të finalizohet ky projekt kapital për dy vendet Maqedoninë e Veriut dhe Republikën e Kosvës.
Rexhepi, thotë se ky projekt do të ketë impakt në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve./Bashke.tv