fbpx
Bashke.tv
Aktualitet BUJQËSIA LAJME

Çeliku: Ofrojmë mbështetje financiare për zhvillimin e rajoneve të planifikimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural

13 shkurt 2020 – “Edhe këtë vit, përmes Programit të #MinistrisësëBujqesisë për subvencione kapitale, ne ofrojmë mbështetje financiare për zhvillimin e rajoneve të planifikimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Dje kemi shpallur Thirrjen Publike për Qendrat për zhvillimin e rajoneve të planifikimit. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është deri më 25 shkurt.

Qendrat kanë mundësinë për të realizuar investime për të përmirësuar infrastrukturën rrugore rurale, përmes ndërtimit dhe rindërtimit të rrugëve hyrëse në zonat me aktivitet intenziv bujqësor.

Ky lloj investimi do të përmirësojë dhe lehtësojë hyrjen deri në tokën e punueshme, e cila është e rëndësishme për fermerët kur ndërmarrin masa agroteknike, mbledhje dhe transport të produkteve bujqësore.

Qëllimi yni është që me këto mjetet që i ndajmë, të përmirësojmë infrastrukturën rrugore rurale, që është një parakusht themelor për një zhvillim të suksesshëm në bujqësi.

Më shumë informacion mund të gjeni në linkun në vazhdim. http://www.mzsv.gov.mk/Events.aspx…”  thotë Çeliku

Për  më shumë ndiq linkun:

#MINISTRIAEBUJQESISE#ThirrjePublikeEdhe këtë vit, përmes Programit të #MinistrisësëBujqesisë për subvencione…

Publiée par Nefrus Celiku sur Jeudi 13 février 2020

 

LEXO EDHE:

Ali Ahmeti: Kosovë, gëzuar nga Abaz Gjuka

BASHKE TV

Kryetari Merko ndan 40 vendime pune për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme

BASHKE TV

BDI: Nuk mbulohet dielli me shoshën e ASH, jeta cilësore, zhvillimi, puna, rinia dhe vetingu janë fokusi jonë

BASHKE TV

BDI në vijë me politikat amerikane dhe evropiane

BASHKE TV

Selami: U paguan subvencionet për blegtorët

BASHKE TV

Lideri Ahmeti takoi Shoqatën e afaristëve të Vizbegut

BASHKE TV
BASHKË.TV