fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Çeliku pjesëmarrës në punëtorinë në kuadër të projektit “Ndërtimi i një themeli për reformimin e sektorit të duhanit”

“Sot në Prilep u mbajt një punëtori në kuadër të projektit “Ndërtimi i një themeli për reformimin e sektorit të duhanit”, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit IPA të BE-së, me vlerë prej 864,000 euro dhe është i rëndësishëm për qëllime me të cilat pritet përmirsimi i të ardhurave të prodhuesve të duhanit dhe të lashtave të tjera, duke arritur cilësi më të lartë, rritje të sasisë , standardet e tregut, zhvillimi në zonat rurale, si dhe efektet më të larta ekonomike dhe eksporti.

Rreth 23,000 ekonomi bujqësore të duhanit merren me prodhimin e duhanit, të cilët kryesojnë të parët në listën e produkteve agroushqimore të eksportuara me vlerë 117.3 milion euro në vitin 2018.

Sekretari Shtetëror pranë MBPEU, Z. Nefrus Çeliku mbylli punëtorinë me një fjalim, duke faleminderuar për bashkëpunimin dhe përkrahjen e jashtëzakonshme në realizimin e projektit, me dëshirën dhe shpresën që me forcat e përbashkëta dhe bashkëpunim të përmbushim kërkesat dhe standardet evropiane për realizimin e këtij projekti si dhe projekteve të ngjashme në sektorë të tjerë bujqësorë.” – thotë Çeliku

Për më shumë ndiq linkun:

Sot në Prilep u mbajt një punëtori në kuadër të projektit "Ndërtimi i një themeli për reformimin e sektorit të duhanit",…

Publiée par Nefrus Celiku sur Vendredi 13 septembre 2019

LEXO EDHE:

Grubi në SHBA takon Senatorin Ron Johnson nga komisioni për politikë të jashtme në Senatin Amerikan

BASHKE TV

Mbahet Kuvendi zgjedhor i FR-BDI – së dega Haraçinë!

BASHKE TV

Tronditet sërish Tirana, tërmeti i dytë shkund kryeqytetin

BASHKE TV

Filloi aksioni vjeshtor për pastrim të përgjithshëm në Komunat e Shkupit

BASHKE TV

Çfarë duhet të hash pas lënies së duhanit; ushqimet që pastrojnë organizmin

BASHKE TV

Si mund t’jua shpëtojë jetën tifozllëku i sportit

BASHKE TV
BASHKË.TV