fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME Sport

Chiesa në Milan, Paqueta në Firence?

Milani është sigurisht skuadra italiane, aktualisht më aktivja në tregun e transferimeve. Pasi zyrtarizoi rinovimin me Zlatan Ibrahimovic dhe të ketë mbyllur dy goditje të rëndësishme, si Sandro Tonali dhe Brahim Diaz, ky klub nuk ka ndërmend të ndalet. Sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, ekziston edhe një objektiv tjetër i shkëlqyeshëm, që Milani po e ndjek në këto orë, edhe pse për momentin pa një negociata të vërtetë zyrtare.

Po flasim për Federico Chiesa. Sulmuesi i përfaqësueses italiane duket se dëshiron ta përfundojë aventurën e tij te Fiorentina. Presidenti Rocco Commisso, në fund të sezonit i dha “leje” për të sjellë oferta të përshtatshme nga klube të tjera, në mënyrë që t’i vlerësonte ato. Fakti që kanë mbetur edhe dy vite në kontratën e tij, e vendos Fiorentinën akoma në një pozitë mbizotëruese në negociata dhe, çuditërisht, çmimi për Chiesa mbetet 70 milionë euro, pavarësisht krizës së madhe të Covid-19.

Milani nuk do ta arrijë kurrë atë shifër, kështu që mendon të përfshijë homologë në operacion. Për këtë, po kërkon zgjidhje alternative. “Djalli” do të donte të përfshinte Lucas Paqueta, me vlerë 25 milionë euro, i cili u kërkua nga Fiorentina në janar. 45 milionët e mbetur mund të strukturohen siç u bë me Brescia për Tonali: duke i ndarë ato në pjesë të konsiderueshme për huazimin dhe pastaj të drejtën e blerjes përfundimtare. Për momentin, megjithatë, nuk ka asnjë negociatë zyrtare midis Milanit dhe Fiorentinës, jemi vetëm në fazën embrionale të angazhimit të kuqezinjve.

LEXO EDHE:

Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, prioritet i dy shteteve

BASHKE TV

Nis asfaltimi në Komunën e Dollnenit, Zhitoshë -Llazhan. Memeti premton edhe në komunat tjera shqiptare

BASHKE TV

Zyrtare, dhënja e lejes për përdorim të Teatrit Shqipëtar

BASHKE TV

Mexhiti: Dy deputetët e infektuar me COVID-19 do të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyre onlinë

BASHKE TV

Sylejmani: 1 tetorin 1997 nuk duhet ta nderojnë vetëm ata që e organizuan dhe e udhëhoqën

BASHKE TV

Festim Halili paralajmëron ndërtimin e hekurudhës deri në Aeroportin e Shkupit

BASHKE TV
BASHKË.TV