fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Çifte Hamami renovohet tërësisht nga fondi ambasadorial i SHBA-së

Nuk ka më lagështi në Çifte hamam dhe sallat për ekspozimin e veprave të artit janë rinovuar plotësisht, thotë drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë Veriore , dr. Dita Starova-Qerimi. Në këtë ndërtesë të shekullit të 15-të, ka përfunduar rinovimi me një grant prej 91,000 dollarë nga Fondi i Ambasadës Amerikane për Mbrojtje Kulturore, që Galeria Kombëtare mori në 2018 përmes Ambasadës Amerikane në vend.

Projekti titullohej “Rehabilitimi i dëmtimit të lagështisë (të brendshme dhe të jashtme), mbrojtje nga depërtimi i ujit atmosferik, mbrojtje nga rrezatimi UV dhe  mbrojtje të trashegimise  kulturore”

Lajmin për përfundimin e projektit në Facebook e publikoi  Ambasada e SHBA në vend, ku, përveç të tjerash, ata deklarojnë se shprehin mirënjohje të madhe për bashkëpunëtorët dhe punonjësit e Galerisë Kombëtare për punën dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm”.

Në fillim të rinovimit në vitin 2018, drejtoresha Starova-Qerimi tha se projekti do të zhvillohet në disa faza me pjesëmarrje financiare të Ministrisë së Kulturës në kuadër të projekteve investuese nga buxheti i Ministrisë për vitin 2018, në shumë prej 2 milion denarë dhe me ndihmën e fonde nga granti i akorduar prej 91,000 $.

“Çifte hamam, një objekt  i trashëgimisë kulturore të mbrojtur nga shteti që ishte në rrezik ekstrem në stuhinë e qershorit 2017, do të mbrohet plotësisht. Me mbështetjen e 1 milion e 665 mijë denarëve nga Ministria e Kulturës, është instaluar ndriçimi i galerisë së re me teknologjinë më të fundit, të justifikuar ekonomikisht, me konsum të ulët të energjisë elektrike, teknologji që është ‘miqësore ’për artefaktet e ekspozuar pa efekte të dëmshme”, u shpreh drejtoresha  Starova- Qerimi.

LEXO EDHE:

MMJPH: Të ruajmë biodiversitetin dhe ekosistemet natyrore në mënyrë që ata të na mbrojnë neve

BASHKE TV

Taravari e mbron Mickovskin

BASHKE TV

Maqedonasit lavdërojnë Taravarin pasi i ofendoi shqiptarët: ”Браво Таравари”

BASHKE TV

MBPEU: Bujqëve, të cilëve u është dhënë leje lëvizjeje me vulën “e përhershme” vazhdojnë të vlejnë edhe për këtë fundjavë të vazhduar karantine

BASHKE TV

BDI: Respektoni masat, shëndeti në rend të parë

BASHKE TV

BDI – Gostivar dënon ashpër shpifjet e Taravarit që ua bëri pronarëve të lokaleve dhe qytetarëve shqiptarë

BASHKE TV
BASHKË.TV