fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Delegacion i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës në takim me kreun e KSHZ-së

“Duke pasur parasysh paralajmërimin e Qeverisë së RMV-së për një cikël të ri zgjedhjesh në prill të vitit të ardhshëm, Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, sot realizoi takim pune me kreun e KSHZ-së për të ofruar mbështetetjen e tij në zbatimin sa më të drejtë të gjuhës shqipe në materialet që do të duhet të përgatiten për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski, i shoqëruar nga nënkryetarja Ditmire Shehu dhe anëtarët tjerë të KSHZ-së, shprehu kënaqësinë nga interesi i drejtorit Sela për të ndihmuar institucionet e vendit në zbatimin e drejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve duke e njohur atë se KSHZ-ja sigurisht se do të ketë nevojë për një kuadër profesional përkthyesish për shkak të kompleksitetit të materialeve dhe se do të jetë i gatshëm të respektojë të gjitha dispozitat ligjore që i parasheh Ligji për Përdorimin e Gjuhëve.

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, tha se Institucioni që drejton ai i është qasur me seriozitet zbatimit të drejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nëpër institucione, prandaj tashmë në të gjitha institucionet ka dërguar pyetësor në formë ankete për t’u njohur nga afër me nevojën e tyre për të përfshirë kuadër profesional në përpilimin e materialeve dygjuhësore.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës

Për më shumë ndiq linkun:

Delegacion i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës në takim me kreun e KSHZ-sëDuke pasur parasysh paralajmërimin e Qeverisë…

Publiée par Агенција за примена на јазикот / Agjencia për Zbatimin e Gjuhës sur Mardi 29 octobre 2019

LEXO EDHE:

Izet Mexhiti: 10 vite nga fitorja e madhe kur Kërçova me votën e popullit përfundimisht u bë shqiptare

BASHKE TV

Izet Mexhiti: Tubimi i së hënës, tubim i “artanistëve”

BASHKE TV

MEXHITI NGA TETOVA: POROSIS TALAT XHAFERIN, FATMIR BESIMIN DHE ARTAN GRUBIN, LARG DUART NGA KAZINOTË, MOS E BËNI BDI-NË ME NJOLLË

BASHKE TV

Mexhiti: Duam BDI të forcohet dhe të kthehet te baza, të kthehet te origjina, te qytetari, pa ministrat oportunistë të kryesuar nga Artan Grubi

BASHKE TV

Izet Mexhiti: Në Studeniçan po bashkohet POPULLI!

BASHKE TV

“Tërmet” në Saraj: Mbi 2 mijë pjesmarrës në tubimin e Grupit të Zjarrit

BASHKE TV
BASHKË.TV