fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Deputetët nesër vendosin për shkarkimin e Janevës

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka caktuar seancën plenare për nesër me pikën e vetme në rend të ditës – shkarkimin e prokurorit special Katica Janeva. Seanca do të fillojë në orën 13:00.

Xhaferi dje tha se nuk do të presë që të vijë 15 shtatori, në mënyrë që Kuvendi të vendos për shkarkimin e Janevës në të njëjtën ditë kur edhe i mbaron mandati prokurores speciale. Ai gjithashtu theksoi se ka siguruar pëlqimin me shkrim nga katër partitë kryesore politike, ashtu siç kërkon ligji për PSP-në.

Procedura për shkarkimin e Janevës kërkon që Kuvendi të sigurojë shumicë prej dy të tretave të votave dhe votim me badenter. Pasi të miratohet në Kuvend , propozimi kthehet në Këshillin e Prokurorëve Publikë, i cili do të duhet të merr vendimin përfundimtar.

Procedura për shkarkimin e Janevës kishte filluar për shkak të paraburgimit të saj si e dyshuar në rastin “Reketi”.

LEXO EDHE:

Lëvizja BESA në 2018: Asnjëherë koalicion me LSDM (Video)

BASHKE TV

Ministri Ademi nënshkroi Marrëveshjen për bashkëpunim ndërkombëtar me Organizatën Evropiane për Hulumtime Bërthamore (CERN)

BASHKE TV

BDI – dega Saraj, Blerim Bexheti zgjidhet kryetar shtabi

BASHKE TV

KU JETON ALI AHMETI

BASHKE TV

Tani më dhe Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara frymon shqip

BASHKE TV

BDI nuk do ta lejon Selën dhe Gashin që t’i detyrojnë shqiptarët t’ju dërgojnë byrek maqedonasve

BASHKE TV
BASHKË.TV