fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Deri 400 euro gjobë për shkrimin e grafiteve

Në Maqedoni po merrë përmasa të mëdha prania e grafiteve nëpër objekte të ndryshme publike dhe private.

Për fat të keq, pjesa më e madhe e tyre shpërndajnë urrejtje. Ana Bitolanu, nga Ambasada e parë për fëmijë “Megjashi” thotë se ajo është pjesë e programit për arsimin për paqe, ku inkurajohet aktivizmi dhe përgjegjësia individuale.

Ministria e Brendshme nuk ka ndonjë masë konkrete, por ato thirren në Ligjin për kundërvajtje, për qetësinë dhe rendin publik, ku neni 27, thotë:

“Personit që pamundëson shfrytëzimin ose i dëmton ndërtesat publike, çezmat publike, burimet, plazhet, parqet, shëtitoret ose objektet tjera publike dhe instalacionet ose të njëjtat i ndot me mbeturina me të cilat e ndot ambientin jetësor dhe natyrën, do t’i shqiptohet gjobë në vlerë prej 100 deri në 400 euro në kundërvlerë të denarit”.

LEXO EDHE:

Varheji: BE-ja përgatit plan ekonomik për zhvillim të Ballkanit Perëndimor

BASHKE TV

Ganiu: Aksioni i dezinfektimit përfshiu 162 ndërtesa kolektive në territorin e Komunës së Çairit

BASHKE TV

Ministri Bekteshi: Do të shfuqizohet ndalesa për eksportin e miellit në shtetet fqinje

BASHKE TV

Sasoli: BE kërkon të përfshihen vendet e Ballkanit në luftën kundër COVID-19

BASHKE TV

YouTube po punon në rivalin e TikTok të quajtur Shorts

BASHKE TV

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV
BASHKË.TV