fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Do të sigurojmë pension social për çdo grua që nuk ka as një ditë pune

30 qershor 2020 – Bashke.TV – Kandidati për Kryeministër të parë Shqiptar, Naser Ziberi, sot në parkun e Çairit prezantoi zotimin e tij për 100 ditët e para si Kryeministër. Ai sot iu drejtua pensionistëve duke e sjellë në pah vlerën e të gjitha nënave dhe gjysheve të cilat me shumë mund kanë kontribuuar për ngritjen e kësaj shoqërie dhe njëherit të cilat deri më tani nuk kanë pasur një të ardhur si pension për arsye se puna e tyre nuk ka qenë kurë zyrtare.

“Unë si Kryeministër i parë Shqiptar dua të sigurohem që edhe ato që kurë nuk kanë pasur një punë zyrtare por kanë kontribuuar në mënyrë të barabartë e madje edhe më shume se sa dikush prej nesh, të mos lihen me duar të zbrazëta. Unë po flas për ato të cilat shpesh harrohen. Unë po flas për nënat dhe gjyshet tona të cilat na kanë rritur dhe na kanë mbështetur gjithnjë, dhe nuk marrin pension shtetëror sepse puna e tyre nuk ka qenë kurë zyrtare”- theksoi Ziberi, duke shtuar se një nga veprimet tij të para si Kryeministër do të jetë vendosja e një pensioni shoqëror për të gjitha gratë që nuk kanë të drejtë për pension pune.

LEXO EDHE:

Tre hapa që duhet t’i ndiqni në vendvotim që mos rrezikoheni nga COVID-19 gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Këto gjëra nuk duhet t’i bëni në vendvotim gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Bekim Jashari selam opozitës shqiptare: Mos ma keqpërdorni emrin me të pavërteta! (FOTO)

BASHKE TV

Bushati: Shqiptarët gati ti drejtojnë institucionet e Maqedonisë së veriut

BASHKE TV

Ganiu: Krijojmë vende të reja për prakim me kapacitet prej 170 vendeve

BASHKE TV
BASHKË.TV