fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Drejtori Halili në Sofje takon Papukçiskin: Korridori 8 hekurudhorë strategjik për rajonin

Sofje, 12 shkurt 2020 – Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë – Infrastrukture, Festim Halili ka qëndruar për vizitë zyrtare në Sofje të Bullgarisë ku me këtë rast është takuar me Krasimir Papukçiski, drejtor i Hekurudhave të Bullgarisë.

Me këtë rast, të dy drejtorët gjatë takimit kanë shkëmbyer përvojën mes dy vendeve si dhe kanë planifikuar formimin e grupeve të punës për lidhjen hekurudhore mes dy vendeve, me theks në këtë drejtim për Korridorin e 8-të.

“Udhëtimet me tren janë ekologjike dhe më të këndshme. Prandaj, në takimin në Sofje, së bashku me homologun tim z. Papukciski, planifikuam formimin e grupeve punuese, që do analizojnë dhe japin sugjerime profesionale për lidhjen e dy vendeve me hekurudhë dhe në veçanti angazhimin në studimin fizibil për tunelin e përbashkët kufitar. Korridori 8 është një projekt afatgjatë dhe parasheh lidhjen hekurudhore nga deti Adriatik në Shqipëri, deri në Detit e Zi në Bullgari”, kështu ka theksuar drejtori Halili pas takimit.

LEXO EDHE:

Hisen Xhemaili: Lëshohet në përdorim teleferiku në Kodrën e Diellit

BASHKE TV

BDI: Mundësi të barabarta, mbi 40 përqind gra në organet partiake dhe ato përfaqësuese

BASHKE TV

Në Çair po punohet, tribuna e re e stadionit të K.F.” Shkupi” , po merr pamje! 

BASHKE TV

BE diskuton metodologjinë e zgjerimit

BASHKE TV

Bekteshi: Sot lëshuam në përdorim teleferikun me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit

BASHKE TV

Në Kodrën e Diellit prej sot në përdorim teleferiku i ri me gjashtë ulëse

BASHKE TV
BASHKË.TV