fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Drejtori Sela në vizitë pune te Gjykata Supreme

“Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, ishte në vizitë pune te Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kërkesë të Faik Arsllanit, ushtruesi i detyrës kryetar i gjykatës më të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbledhje në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues të Gjykatës Supreme, si: Lidija Tanevska – Jadrofska, këshilltare e pavarur gjyqësore dhe shefja e kabinetit të kryetarit të Gjyqit, Sonja Gruevska, administratore gjyqësore dhe Marina Mileva, bashkëpunëtore e lartë gjyqësore dhe zëdhënëse e Gjyqit.
Drejtori Sela i falenderoi për ftesën e takimit dhe theksoi se gjithnjë është i hapur për bashkëpunim dhe mbështetje të çdo institucioni, që ka nevojë për të, gjithë kjo me qëllim t’u mundësohet qytetarëve realizim efikas dhe efektiv të të drejtave të tyre gjuhësore dhe të procedurave te Gjykata Supreme, ashtu siç është paraparë me Ligj.

Kryetari Arsllani shprehu mbështetje për punën e AZGJ-së dhe njëherësh e informoi bashkëbiseduesin se, edhe për skaj të vonesave dhe pengesave në zbatimin e Ligjit, janë ndërmarrë aktivitete nga Gjykata Supreme, siç është ndryshimi i tabelës së Gjykatës në gjuhët zyrtare, aktivitetin e tanishëm për ndryshimin e vulave, logos dhe ueb faqen e Gjykatës, aktivitete të cilat priten të mbarojnë në kohë sa më të shkurtër.

Gjithashtu theksoi nevojën e ekipimit kadrovik të Gjyqit me angazhimin e përkthyesve dhe lektorëve të specializuar në terminologjin gjyqësore, krejt kjo me qëllim funksionimin e Gjykatës dhe zbatimin e mirëfillt të dispozitave ligjore të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve zyrtare në procedurat gjyqësore.
Gjatë kohës së takimit, të dyja palët e riafirmuan nevojën për bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjelltë, duke e theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave ligjore të çdo qytetari.”- zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës

Për më shumë ndiq linkun:

Drejtori Sela në vizitë pune te Gjykata SupremeDrejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, ishte në vizitë pune te Gjykata Supreme…

Publiée par Агенција за примена на јазикот / Agjencia për Zbatimin e Gjuhës sur Jeudi 16 janvier 2020

LEXO EDHE:

BDI: Opozita braktisi bashkimin dhe ndarjen e përgjegjësive dhe po rrënon pozitat negociuese

BASHKE TV

Nuk do mund të mbuloni gjurmët e dështimeve tuaja

BASHKE TV

BDI – LSDM: Konfirmuam parimet e koalicionit qeverisës

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, Sela: Po u dalim në ndihmë të institucioneve

BASHKE TV

Komunikatë e përbashkët nga takimi Ahmeti – Zaevin

BASHKE TV
BASHKË.TV