fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Drejtori Sela realizon takimin e dytë me përfaqësues të Komisionerit të Lartë të OSBE-së të Pakicave Kombëtare

“Në zyrat e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ) u realizua takimi i dytë me përfaqësues të Komisionerit të Lartë të OSBE-së të Pakicave Kombëtare.

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, i informoi në lidhje me të arriturat e deritanishme të Agjencisë, që nga takimi i parë, pastaj për punësimet e para që do të bëhen nga dita e hënë.

Ai gjithashtu informoi edhe për periudhën e ngelur deri në fund të këtij viti dhe planet e strategjitë që ka Agjencia për vitin e ardhshëm.

Në takim u fol edhe për sfidat që ka Agjencia për funksionimin e plotë, në aspekt të inventarit, stafit që është në kompletim e sipër dhe gjëra të tjera teknike.

Përfaqësuesit e OSBE-së u interesuan kryesisht edhe në lidhje me harmonizimin e punës ndërmjet AZGJ-së dhe Inspektoratit të Gjuhës, i cili sakaq duhet të themelohet.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës

Për më shumë ndiq linkun:

U realizua takimi i dytë me përfaqësues të Komisionerit të Lartë të OSBE-së të Pakicave KombëtareNë zyrat e Agjencisë…

Publiée par Агенција за примена на јазикот / Agjencia për Zbatimin e Gjuhës sur Mercredi 11 septembre 2019

LEXO EDHE:

Grubi në SHBA takon Senatorin Ron Johnson nga komisioni për politikë të jashtme në Senatin Amerikan

BASHKE TV

Mbahet Kuvendi zgjedhor i FR-BDI – së dega Haraçinë!

BASHKE TV

Tronditet sërish Tirana, tërmeti i dytë shkund kryeqytetin

BASHKE TV

Filloi aksioni vjeshtor për pastrim të përgjithshëm në Komunat e Shkupit

BASHKE TV

Çfarë duhet të hash pas lënies së duhanit; ushqimet që pastrojnë organizmin

BASHKE TV

Si mund t’jua shpëtojë jetën tifozllëku i sportit

BASHKE TV
BASHKË.TV