fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Drejtori Sela takohet me zëvendësambasadorin gjerman Graf

“Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, realizoi takim pune me Otto Graf, zëvendësambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, drejtori Sela shprehu kënaqësi për vizitën dhe interesin e ambasadës gjermane për punën e AZGJ-së dhe falënderoi për ndihmën e deritanishme të Republikës Federale të Gjermanisë që po i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në më shumë segmente sociale. Ai gjithashtu informoi bashkëbiseduesin e tij për rëndësinë e funksionimit të AZGJ-së për krijimin e një shoqërie kohezive multietnike që na shpie drejt integrimit dhe jo ndarjes së qytetarëve, gjegjësisht shoqëri që garanton, promovon dhe avancon të drejtat e qytetarëve të saj, duke përfshirë edhe të drejtën për t’u shprehur dhe përdorur gjuhën e tyre amtare.

Zëvendësambasadori Graf shkëmbeu mendime me drejtorin Sela për përvojat dhe sfidat për njohjen dhe vendosjen e gjuhës gjermane në suaza evropiane dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim me drejtorin Sela për të ngritur në një nivel tjetër dialogun dhe përkrahjen e ndërsjellë për punën e AZGJ-së drejt realizimit të përcaktimeve programore.
Të dyja palët u dakorduan që arsimi është një nga segmentet kryesore ku duhet të bëhen përpjekje më të mëdha për të thyer stereotipet e paragjykimet nacionaliste dhe se përmes politikave cilësore dhe të konceptuara mirë të arsimit mund të ndikohet pozitivisht në ndërgjegjësimin dhe rëndësinë e pranimit dhe mësimit të gjuhës së bashkëqytetarit të një etnie tjetër si pasuri dhe mjet për komunikim dhe mirëkuptim të ndërsjellë.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës

Për më shumë ndiq linkun:

Drejtori Sela takohet me zëvendësambasadorin gjerman GrafDrejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber…

Publiée par Агенција за примена на јазикот / Agjencia për Zbatimin e Gjuhës sur Mardi 3 décembre 2019

LEXO EDHE:

Mexhiti në bashkëbisedim me mësimdhënësit

BASHKE TV

Nuredini nga Malësia e Tetovës: Sharri shpallet park nacional, po zhvillojmë ekonominë dhe turizmin malor

BASHKE TV

Ahmeti për Zaevin: Ai bën deklarata pasi i pi 2-3 raki e pastaj kërkon falje

BASHKE TV

Komuna e Vrapçishtit: Tenderat i fiton ish e dashura/ Drejtori i kabinetit në Komunë justifikohet se po i përdorin emrin

BASHKE TV

Izet Mexhiti takon pensionistët: Nuk do të lejojmë më Shqiptarët të diskriminohen

BASHKE TV

Izet Mexhiti mirëpritet edhe në zonat më të thella të Karshiakës

BASHKE TV
BASHKË.TV