fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Drejtori Sela vizitoi EVN-në, takim pune me kryetarin e Bordit të Drejtorëve, Stefan Peter

Shkup, 12 shkurt 2020 – “Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, vizitoi EVN-në ku pati një takim pune me kryetarin e Bordit të Drejtorëve, Stefan Peter.

Me këtë rast, drejtori Sela e falënderoi për mundësinë e takimit të drejtpërdrejtë duke theksuar se EVN-ja është një shembull i shkëlqyer i afarizmit, si kompani me përgjegjësi shoqërore në një mjedis shumetnik dhe shumëgjuhësh, që mbështet dhe zbaton shumëgjuhësinë në aktivitetet dhe shërbimet që korporata ua ofron konsumatorëve të saj.

Nga ana tjetër, Stefan Peter e informoi drejtorin Sela për ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë në mënyrë të barabartë për të gjithë konsumatorët, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre etnike ose gjuhësore dhe se në këtë drejtim EVN-ja është një shembull edhe për të tjerët në një mjedis që i afirmon dhe respekton dallimet dhe vazhdimisht promovon proceset afariste në drejtim të ofrimit të cilësisë më të lartë të shërbimeve për konsumatorët e saj.” – zyra për informin, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës

Për më shumë ndiq linkun:

Drejtori Sela vizitoi EVN-nëDrejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, vizitoi EVN-në ku pati një…

Publiée par Агенција за примена на јазикот / Agjencia për Zbatimin e Gjuhës sur Mercredi 12 février 2020

LEXO EDHE:

Hisen Xhemaili: Lëshohet në përdorim teleferiku në Kodrën e Diellit

BASHKE TV

BDI: Mundësi të barabarta, mbi 40 përqind gra në organet partiake dhe ato përfaqësuese

BASHKE TV

Në Çair po punohet, tribuna e re e stadionit të K.F.” Shkupi” , po merr pamje! 

BASHKE TV

BE diskuton metodologjinë e zgjerimit

BASHKE TV

Bekteshi: Sot lëshuam në përdorim teleferikun me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit

BASHKE TV

Në Kodrën e Diellit prej sot në përdorim teleferiku i ri me gjashtë ulëse

BASHKE TV
BASHKË.TV