fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Duka: Shpresoj se do të dëgjojmë vetëm lajme të mira

Dibër, 25 mars 2020 – Sipas të dhënave zyrtare, situata me koronavirusin në Komunën e Dibrës ka filluar të stabilizohet. Shpresojmë se do të dëgjojmë vetëm lajme të mira, vlerësoi kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, i cili e drejton shtabin operative komunal, raporton KOHA.

Theksoi se dje nuk është regjistruar asnjë rast, ndërsa sot një, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 41 (një i vdekur). Në Klinikën për sëmundje infektive, 13 janë shtruar në spital ndërsa 27 janë në trajtim në shtëpi. Në izolim shtëpiak janë 199 personi.

“Situata e sigurisë është shumë e mirë, e shkëlqyeshme. Gjatë natës nuk është regjistruar asnjë rast i shkeljes së orës policore. U bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë në mënyrë rigoroze të gjitha masat dhe rekomandimet e autoriteteve, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta kapërcejmë këtë situatë”, tha Duka.

U bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë simptoma të koronavirusit ose gripit të paraqiten në telefonat e mjekëve të tyre amë, të cilët do të vlerësojnë nëse duhet të bëhet test për koronavirus.

Ai gjithashtu kërkoi nga qytetarët dhe të gjithë subjekteve që t’i ndjekin postimet në fejsbuk të Shtabit operativ dhe të komunës ku publikohen informacione të rëndësishme.

LEXO EDHE:

Në Dibër zvogëlohet numri i personave të izoluar

BASHKE TV

Ministri Ademi: Arsimi online është zgjidhje sistematike dhe ka mekanizma për kontrollimin e shkollave

BASHKE TV

Bekim Jashari bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Rezallë

BASHKE TV

Kosovë, 21 vjet nga masakra e Rrezallës

BASHKE TV

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Reduktim drastik i ndotjes së ajrit në Europë

BASHKE TV
BASHKË.TV