fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Edi Rama uron Ali Ahmetin për fitoren zgjedhore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, në selinë e BDI në Tetovë ka realizuar takim pune me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e veriut, z. Fatos Reka.

Ambasadori Reka përcolli uratat e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, drejtuar Kryetarit Ahmeti për fitoren e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 15 korrikut.

Z. Ahmeti shprehu konsideratën e tij për Kryeministrin Rama dhe faleminderoi Ambasadorin Reka për korrektësinë e institucioneve të Shqipërisë dhe të subjekteve shqiptare.

Bashkëbiseduesit e vlerësuan procesin zgjedhor si shembullor dhe tërësisht të rregullt, siç i ka hije një vendi anëtar të NATOsë dhe në negociata për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Z. Ahmeti njoftoi Ambasadorin Reka për ecurinë e zhvillimeve paszgjedhore me ç’rast theksoi nevojën për konsolidim të shpejtë të institucioneve të dalura nga zgjedhjet dhe respektimin e votës dhe vullnetit të qytetarëve.

Bashkimi Demokratik për Integrim synon të realizon premtimet zgjedhore, përfshirë edhe angazhim maksimal në negociatat me Bashkimin Europian bashkarisht edhe me rimëkëmbjen ekonomike, luftë të pakompromistë për sundim të mirëfilltë të ligjit dhe drejtësi joselektive, përkujdesje për shëndetin publik, por edhe realizim i të gjitha pikave nga programi zgjedhor.

Z. Ahmeti gjithashtu tha që nuk ka kthim pas nga vijat e kuqe, Marrëveshjet e Ohrit, Prespës dhe e fqinjësisë së mirë por edhe zotimet tona zgjedhore.

Z. Ahmeti faleminderoi autoritetet shqiptare për mbështetjen e dhënë dhe partneritetin rajonal.

Takim pune realizova edhe me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e veriut, z. Fatos Reka, i cili më përcolli uratat e…

Publiée par Ali Ahmeti sur Mercredi 29 juillet 2020

LEXO EDHE:

Ministri Nuhiu: Institucionalizojmë në aspektin strukturor organizativ edhe gjuhën shqipe në MPB!

BASHKE TV

Zyrtari Amerikan Metju Pallmer thotë: Zgjedhjet ishin të suksesshme dhe demokratike

BASHKE TV

MMJPH: Monomeri i vinil klorurit do të derdhet dhe transportohet

BASHKE TV

Ziadin Sela si Amdi Bajrami

BASHKE TV

Osmani: Lajmet e sotme nuk burojnë nga BDI

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV
BASHKË.TV